Pas 64 vitesh rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit vepra operistike “Don Pasquale” e kompozitorit italian Gaetano Donizetti.
E rikonceptuar nga regjisori Mariano Bauduin, shfaqja do të interpretohet kryesisht nga një kast artistësh të rinj. Ndaj emocionet dhe përgjegjësitë e marrjes së roleve janë të mëdha.
XHIELDO HYSENI
TENOR
“Një emocion shumë i madh por dhe një përgjesi shumë e madhe por që kemi punuar gjatë kësaj periudhe dhe besoj se do jenë 4 net të mrekullueshme. Personazhi ka kohe qe eshte me mua gjatë provave dhe jashtë tyre, cdo ditë ka qenë me mua dhe që të përmirësohet sa më shumë. Normalisht që është e vështirë pasi unë jam i ri por po mundohem shumë të përshtatem dhe të futem në trupin e një 70 vjeçari.”
Advertisement
Don Pasquale një i moshuar i pasur, por koprrac dëshiron të martojë nipin e tij Ernesto me një grua të pasur. Megjithatë, Ernesto preferon të venë e re, të varfër Norinën, për të cilën gjatë tri akteve të shfaqjes lufton të bëjë të mundur dashurinë mes tyre.
Nën petkun e personazhit të Norinës rikthehet në skenë artistja Nina Muho.
NINA MUHO
SOPRANO
“Unë do të jem në natën e parë dhe pasi unë e kam debutuar në teatrin Verdi të Trieste rikthehem në teatrin tim në shtëpinë time. Gjithësecili e gjen veten jo vetëm te Norina që do të jem unë edhe koleget e tjera por edhe te Don Pasqual te Ernesot dhe malatesta që është gjithmonë një ajo që thur ato planet në fis apo shoqëri.”
Advertisement
Kjo dramë komike ndërthur lirikën me melankolinë, intrigën me sinqeritetin, duke e bërë edhe sot, pas dekadash që është shkruar, aktuale.
ARTUR VERA
AdvertisementTENOR
“Është aktuale sot sepse gjithcka sot të themi bëhet për paranë. Është aktuale gjithë intriga, gjithçka që ndodh është pjesë e jetës. Gjë që e bën modern për atë kohë edhe për këtë kohë. Për atë kohë është revolucionare të flite për divorcin.”
Shfaqja “Don Pasquale” do të vijë për publikun në datat 15, 16, 17, 18 dhjetor në Teatrin e Operës dhe Baletit.