“Don Kishoti” rikthehet në TKOB; Kryevepra e baletit klasik ngjitet në skenë këtë të premte në mbrëmje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Don Kishoti” rikthehet në TKOB; Kryevepra e baletit klasik ngjitet në skenë këtë të premte në mbrëmje

Kryevepra e baletit klasik “Don Kishoti” ngre siparin sonte në mbrëmje në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

 

Kjo vepër e bazuar në romanin me të njëjtin titull të Migel Servantes, vjen e realizuar deri në detaje për të qenë sa më pranë origjinalit, duke mos lënë jashtë vëmendjes nota të aktualitetit.

 

Advertisement

DION GJIKINA

BALERIN

 

“Duke qenë se unë kamë qene pjesë e këtij baleti që në vitet e para këtë herë vjen ndryshe. Është trajtuar ndryshe duke qenë se vepra atëherë ka qenë me të tjerë personazh. Picone është munduar të sjelli të njëjtët personazhe, me të njëjtën frymë dhe duke u përshtatur me origjinalin.”

Advertisement

 

në koreografinë e Guiseppe Pinkones balerinët kamuflohen nën petkun e personazheve satirik të Servantes.

 

ADELA MUÇOLLARI

Advertisement

BALERINË

“Në fakt maesro Picone është bazuar në historinë e vjetër të “Don Kishotit por sigurisht ai ka pasur elementet e tij koreografike të cilat i ka konceptuar në atë mënyrë që çdo personazh të vij natyrshëm. Kam punuar dy muaj për këtë rol. Është një punë shumë intensive dhe Adela me këtë rol vjen si asnjëherë më parë.”

 

Mullinjtë e erës, atmosfera spanjolle si dhe emocionet e dashurisë së vërtetë do të interpretohen nga solistët e trupës së baletit përgjatë tri akteve të shfaqjes.

Advertisement

 

DION GJIKINA

BALERIN

“Është një rol që është shumë i bukur kjo është një festë mbi të gjitha në një qytet të Spanjës. Një berber dashurohet me Kitrin, një vajzë shuam të bukur që gjen kundër kësaj dashurie të atin, i cili do që vajza e tij të martohet me pasanikun e qytetit.”

Advertisement

 

Ky balet vjen pas një kohe të gjatë për publikun e kryeqytetit deri më datë 30 maj në skenën e Teatrit të Operës. Shfaqja është vënë në skenë për herë të fundit në vitin 2001.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy