Me mbizotërimin e grave në rolet kryesore dhe personazhet që përfaqësojnë gratë e forta, profesionale dhe të zgjuara në historinë e tij, seriali Divorci ne Vizion Plus është një prodhim shumë i pëlqyer, veçanërisht nga audienca femërore, vlerësimet e të cilit rriten seri pas serie.
Nga skenaristet te aktoret, nga ekipi te regjisori, nga kanali te producenti, bëhet një përpjekje e madhe që seriali të ketë sukses!
Qëndrimi i fortë i femrave të serialit si profesioniste, me vetëbesim, pa cenuar stilin dhe personalitetin e tyre i bën të pëlqyeshme dhe shembull frymëzimi.
Herë dramatike, herë gazmore dhe herë intriguese, seriali lë pas çdo mbrëmjeje një shije të këndshme! Në shumicën e serialeve, femrat portretizohen si të shtypura, të pafuqishme dhe joprofesioniste në një jetë plot drama. E kundërta ndodh me personazhet e Divorcit që janë moderne e të mençura derisa arrijnë të bëhen avokate e që të vlerësohen nga audienca.
Seriali shkon përtej gruas së çalë që jemi mësuar të shohim në televizion dhe vizaton një imazh më realist, me këmbë në tokë për audiencën. Ajo fiton kështu nga pak zemrat e të gjithë publikut.
Historia e nënës dhe vajzave të saj, të cilat janë avokate, është çdo mbrëmje në ekranin e Vizion Plus në orën 20:15. A do të jetë histori e trishtuar apo e lumtur kemi ende kohë për ta zbuluar deri në Gusht, në seritë finale, por ajo që më shumë na mbetet është kënaqësia teksa shohim gra të tilla në ekran.