Ditë historike për botën! Sot 114 vjetori i lindjes së humanistes shqiptare Nënë Tereza

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ditë historike për botën! Sot 114 vjetori i lindjes së humanistes shqiptare Nënë Tereza

Sot shënohet 114 vjetori i lindjes së Nënë Terezës, nobelistes dhe shenjtores shqiptare që kreu bamirësi për të varfrit gjatë gjithë jetës së saj. Gruaja me mendje dhe zemër të madhe që bëri që një botë e tërë ta dojë. Nënë Tereza u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë.

Më 10 dhjetor 1979, në Oslo të Norvegjisë, Gonxhe Bojaxhiu u shpall nobeliste, duke u bërë kështu shqiptarja e parë fituese e çmimit më prestigjioz në botë.

Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel në vitin 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte.

Ajo deklaroi: “Jam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.

Advertisement

Atë ditë e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Ka hasur në vështirësi për të folur rrjedhshëm shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por ajo kurrë nuk e ka mohuar origjinën e saj.

Ajo ishte nënë kujdestare e 7.500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960.000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47.000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3.400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve tetëdhjetë.

Pwrveç Çmimit Nobel, Nënë Tereza është nderuar edhe me shumë çmime të tjera të mëdha, si: Çmimi “Pamada Shir” (1962), mirënjohja më e madhe kombëtare indiane; Çmimi “Papa Gjoni XXIII për Paqe” (1971), i pari nga Kisha Katolike, dorëzuar nga vetë Papa Pali VI; Çmimi “Xhon Kenedi” (1971); Çmimi “Nehru”; Çmimi “Nëna e të gjitha nënave” (1973); Çmimi “Medalja e Lirisë” (1985), i cili iu dha nga presidenti amerikan i atëhershëm, Ronald Regan.

Më 28 tetor 1996, Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova e shpalli Nënë Terezën “Qytetare Nderi e Republikës së Kosovës”, ndërsa në të njëjtin vit, Presidenti i atëhershëm i Shqipërisë, Sali Berisha e nderoi Nënë Terezën me “Urdhrin e Artë të Popullit Shqiptar”./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy