Dita e alfabetit, një nga më të rëndësishmet në histori që la shenjë në Kongresin e Manastirit 114 vjet më parë, nuk është pjesë e kalendarit të festave zyrtare.
Gjuhëtari Rami Memushaj ngre shqetësimin se unifikimi i alfabetit shqiptar nuk ka marrë rëndësinë e duhur. Ai kërkon që 22 nëntori të marrë jehonë, sikurse ndodh në Maqedoninë e Veriut.
RAMI MEMUSHAJ
GJUHËTAR
Për shqiptarët ka disa data që janë si gur themelor për historinë e kombit tonë. Kongresi I Manastirit ka disa merita; së parin krijoi një alfabet të përbashkët pa të cilin qeveria që do të ngrinte 4 vjet më vonë nuk do të funksiononte, përcaktoi që alfabeti do të kishte 36 shkronja dhe do të ishin pasqyrim i 36 tingujve themelorë të shqipes. Në Maqedoninë e Veriut 22 nëntori është festë zyrtare, s’ka pse të mos jetë dhe për ne.
Advertisement
Gjuhëtari Kastriot Gjika, është kundër shpalljes së ditës së alfabetit si festë kombëtare zyrtare, pasi sipas tij, ajo mund te keqpërdoret.
KASTRIOT GJIKA
AdvertisementGJUHËTAR
Personalisht unë mendoj se nëse fillojmë me këtë lloj gare për të shpallur data zyrtare nuk ia gjejmë dot fundin. Festat zyrtare shpërdorohen, po marr ditën kombëtare të rinisë. Askush nuk kujtohet pse është ditë kombëtare e rinisë, pse është caktuar dhe çfarë ka ndodhur me 8 dhjetor. Përgjithësisht ne i përjetojmë këto si ditë pushimesh.
Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit XX, e cila i hapi rrugë shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.