
Në një rrëfim “pa doreza”, artisti Helidon Haliti foli në emisionin “Quo Vadis” për vitet e tij të fëmijërisë.
Në intervistën për moderatoren Pranvera Borakaj, piktori kujtoi vështirësitë që ka kaluar familja e tij për shkak të sistemit të diktaturës në Shqipëri.
Ai tha se babai i tij u detyrua të punonte 18 vite në fshat, për shkak të bindjeve të tij, të cilat në periudhën e diktaturës ishin të papranuara.
Piktori kujtoi një moment kur dikush e ndaloi në cep të rrugës e i tha se “babai i tij evidentohej më shumë seç duhej në atë kohë”.
Pjesë nga intervista.
Pranvera Borakaj? Si ka qenë fëmijëria?
Helidon Haliti: Shumë e pasur, domethënë nisi nga një fëmijëri shumë e varfër, në kuptimin e plotë të fjalës. Im atë u godit në mënyrë fare absurde, si vetëm shqiptari di ta bëjë përkundrejt shqiptarit. Një urrejtje shumë e çuditshmë të njerëzve të rinj, të cilët kanë atë dëshirën për tu evidentuar për të ardhur në qendrën tënde, ta spostojnë dhe ta quajnë qendrën e tyre, me radhën e tyre pastaj do spostohet nga dikush tjetër. Aty nuk kuptoj absurdin se pse një njeri që merret aq shumë me fëmijët siç ishte im atë apo ime më duhet të goditeshin, njëri të shkonte të punonte 18 vjet në fshat, ndërkohë që kishte mbaruar një shkollë të mesme profesionale për pikturë dhe më pas fakultetin e letërsisë…një njeri shumë i evidentuar, një njeri që më vonë dikush më ka kap në cep të rrugës dhe më tha gjithë historinë e familjes, por duket si ato teoritë konspirative. Ajo që me ngeli në mendje ishte që yt atë guxoi të evidentohej në atë kohë shumë dhe ishte një lloj paralelizmi i perandorit me gladiatorin , ku gjithë publiku duartroket gladiatorin jo perandorin./vizionplus.tv/