Gjithçka që Ismail Kadare la të shkruar në letër dhe që asnjëherë nuk u publikua është bërë pjesë e dokumenteve të Drejtorisë së Arkivave të Përgjithshme. Të gjitha dorëshkrimet e shkrimtarit do të ruhen në formatin origjinal dhe atë elektronik me synim për të mos humbur asgjë nga trashëgimia e pabotuar e Ismail Kadaresë.

“Të gjitha këto dorëshkrime janë pjesë e arkivave për ruajtje, restuarim dhe digjitalizim si një hap i rëndësishëm për të mos pasuë asnjë lloj problematike me humbjen e pasuirve të mëdha kombëtare”, tha Ardit Bido, drejtor i Arkivave.

Vendimi për t’ia dorëzuar këtë pasuri arkivit të shtetit nuk ishte një amanet i Ismail Kadaresë por një dëshirë e familjarëve të tij, që këto dokumente t’i përkasin të gjithëve.

Është shumë e vështirë t’i besohet një institucioni gjëra kaq të vyera. Këtu prehen kodikët e Beratit, më emocionin ideja që dorëshkrimet e Ismailit do të jenë në shoqëri të mirë, do të jenë pranë kodikëve te Beratit. Është trashëgimia kulturore e shqiptarëve që duhet ruajtur dhe jo vetm duhet ruajtur si një qënie e ballsamosur, unë shpresoj që në një kohë të dytë arkivi do të lejojë aksesin e studiuesve, kritikëve letra dhe studentëve që t’i konsultojnë dhe t’i studiojnë, u shpreh e bija e shkrimtarit, Gresa kadare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky koleksion që përkohësisht do të qëndrojë në arkivat e shtetit deri në një vendim të dytë të familjarëve për vendruajtjen e tyre përfundimtare përfshin gjithçka që Ismail Kadare la të shkruar në letër përgjatë jetës së tij. /vizionplus.tv