Vunoi, një prej fshatrave më të bukur, më kaltërsinë e Jonit dhe gjelbërimin e pyjeve, ka nxjerrë artistë dhe figura që kanë lënë gjurmë në historinë dhe kulturën e Shqipërisë. Ndaj, në nder të kontributit që këta njerëz kanë lënë, Shoqata “Vunoi” në bashkëpunim me Bashkinë Himarë, vlerësoi me titullin e lartë “Krenaria e Vunoit” regjisorin e mirënjohur shqiptar, Dhimitër Anagnosti, “Nderi i Kombit”.
Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, komuniteti i fshatit Vuno në Tiranë, regjisorë, skenaristë dhe artistë, përcollën emocione për ikonën e filmit shqiptar, Dhimitër Anagnosti. Këtë ceremoni e nderoi me pjesëmarrjen e tij edhe Kryetari i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro.
JORGO GORO
KRYETAR I BASHKISË HIMARE
“Anagnosti ka disa tituj të mëdhenj artist populli, nderi kombit etj., por vlerësimi që të bën fshati është akoma më i madh. Dhe ne si bashki herë pas here nderojmë figura të tjera se përvec Vunoit ne kemi dhe fshatra të tjerë që kanë të njëjtën vlerë të njëjtën histori lidhur më trashëgiminë tonë kulturore.”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Ndërsa fshatin e tij të lindjes, Anagnosti shpesh e ka kthyer në sheshxhirim, duke e ngritur në piedestal për vlerat e tij. Ndër to përmendim disa prej filmave si: “Gurët e shtëpisë sime”, “Përrallë nga e kaluara”, apo edhe së fundmi “Gjoleka, djali i Abazit”.
Gjurmët e artistit Dhimitër Anagnosti i kujtojnë dhe bashkudhëtarë të tij profesional, që kanë ndarë skenën me të.
LULJETA BITRI
AKTORE
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Ka qenë shkollë më vete, ai rol te “Gjoleka, djali i Abazit” dhe pse një rol dytësor më ka bërë ta marr seriozisht sheshin e xhirimit, ta kuptoj, ta njoh, të kuptoj marrëdhënien me regjisorin, edhe me një skenar të tillë të shkruar në mënyrë brilante.”
ARTUR GORISHTI
AKTOR
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“Dhimitër Anagnosti është një nga yjet e artit shqiptar, dhe gjenit nuk kanë kohë ata nuk ndryshojnë kurrë jo sistemet të ndryshojnë po dhe bota të ndryshojë. Ai ka lindur gjeni dhe ashtu do të mbetet.”
Në vitet e fundit, fshati i Vunoit ka pësuar një transformim rrënjësor, si pjesë e programit të Qeverisë Shqiptare për Rikualifikimin Urban “100 Fshatrat”. Një element ky mjaft i rëndësishëm, që do të ndikojë për t’i rikthyer sërish këtij fshati mjaft të bukur, shkëlqimin e dikurshëm.