Teksa na ndajnë edhe 4 ditë deri në mbylljen përfundimtare të dyerve të Muzeut Historik Kombëtar, për 4 vitet e ardhshme, të shumtë janë specialistët që shprehen skeptikë lidhur me këtë vendim.

Nga institucioni ende nuk ka një reagim zyrtar, por për arkitektin e njëkohësisht një prej inxhinierëve projektues të Muzeut te Krujës, Robert Kote, ky afat kohor është i tepruar. Ai propozon qe  mbylja e muzeut te jete e pjesshme duke shmangur kështu edhe zhvendosjen e objekteve që ndodhen brenda tij.

“Këtë 4 vjet, ose dy ditë, ose dëmtimin euhet ta përcaktojnë ekspertët dhe duhet ta bëjnë në mënyrë publike, demokratike, jo fshehurazi. Këtë mbaje të hapur rregullo një sallë, i kalon objektet në sallë tjetër e kështu me radhë pa patur nevojë të mbyllësh gjithë muzeun”, tha Kote.

Nga ana tjetër Frederik Stamati, restaurator prej shumë dekadash në Muzeun Kombëtar shprehet se kjo ndërhyrje ishte e domosdoshme. Projekti i “Restaurimit, rikonstruksionit dhe muzealizimit” integrohet në një invesytim të vetëm, ku veç zgjidhjeve teknike të kërkuara per demet nga termeti përfshihet edhe forcimi i strukturave ekzistuese, duke krijuar më shumë hapësirë per ekspozimin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Mbyllja e Muzeut Historik nuk është ndonjë gjë që nuk shkon, është një gjë normale sepse teknologjia ishte vjetëruar, kishte dalë jashtë përdorimit. Ndërtesa do të jetë po ajo që ekziston, do të ketë rinovim të fasadave nga jashtë dhe nga brenda. Laboratori ka qenë shumë i vogël sepse kështu ka qenë konceptuar që në fillim që muzeu nuk do të kishte nje laborator restaurimi, pastaj mbrapa lindi nevoja të kishte dhe arkiv dhe laborator. VItrinat po ashtu që do ekspoyohen do të jenë me të gjitha parametrat”, tha Stamati.

Me rëndësi për specialistët mbetet ruajtja e identitetit të godinës.

“Ai mozaik le të rri aty ku është, i përket asaj epoke, është vetveriu muyeal. Është me atë euforine e realiymit socialist etj po s’ka gjë na përket ne”, tha Kote.

Vetëm një javë më parë përmes një postimi në rrjetet sociale muzeu njoftoi mbylljen e tij deri më datë 15 mars 2028, pa publikuar të dhëna të tjera më të detajuara, postim ky që pak kohë më vonë u fshi nga faqja zyrtare e institucionit./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";