Cirku Kombëtar festoi 65-vjetorin e krijimit të tij. Ky përvjetor është shënuar me një shfaqje të veçantë në ambientet e qendrës Kristal, ku publiku ka shijuar performancën e artistëve.

“Kjo shfaqje është quajtur kartolinë për 65 vjetorin, i cili është krijuar në kuadër të krijimit të Cirkut Kombëtar në 65 vjetorin e tij. Është një shfaqje shumë e bukur e cila është krijuar në kohë rekord nga artistët tanë të cirkut. Do jetë një shfaqje jo vetëm për 65 vjetor por edhe për festat e fundvitit”, tha Jehona Varfi, drejtoreshë e Cirkut Kombëtar.

Drejtoresha e Cirkut Kombëtar, Jehona Varfi, tha se edhe për vitin e ardhshëm janë përgatitur një seri shfaqjesh.

“Ne kemi edhe plane të tjera për vitin 2025 ku do të vijmë me premiera të shumta, të cilat do të fokusohen me çështje sociale. Gjithashtu do jemi afët me fëmijët në nevojë, jetim dhe që janë në spitale pediatrike”, tha Varfi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Cirku Kombëtar fton të gjithë ata që janë të interesuar për të shijuar artin dhe magjinë e cirkut të ndjekin shfaqjet e tij./vizionplus.tv