
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë ka çelur ekspozitën “Johan Pagëzori”, duke sjellë një nga figurat më komplekse, të jashtëzakonshme dhe më të pikturuar në traditën e ikonografisë bizantine.
Drejtoresha e këtij muzeu, Fjoralba Prifti ka bërë me dije se pjesa më e madhe e ikonave ekspozohen per herë të parë.
“Ikona të cilat janë të përzgjedhura përgjatë shekujve të 14-të deri në fillim të shekullit të 20-të. Përmbajnë stile dhe interpretime të ndryshme. Shumë janë anonim por kemi edhe autorë të shquar si mësues Kostandini apo Vangjel Zenko më vonë. Secila është unike në llojin e vet”, tha Prifti.
Mitropoliti i Korçës, Voskopojës dhe gjithë juglindjes, Imozt Joan Pelushi është shprehur se Johan Pagëzori është një nga 3 figurat më të rëndësishme të krishtërimit.
“Në kishën ortodokse janë vetëm tre persona që i’u përmendet datëlindja, Krishti, lindja e Shën Mërisë dhe lindja e Johan Pagëzorit. Mesazhi i tij është shumë i rëndësishëm për të gjitha kohërat. Pendimi, mesazhi i ardhjes së Krishtit dhe i guximit për të thënë të vërtetën me çdo kusht”, tha Joan Pelushi.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur edhe gjatë sezonit turistik./vizionplus.tv