Personazhe mitologjike, personazhe historike, por dhe njerëz të thjeshtë vijnë për herë të parë përmes punimeve në skulpturë të Ardian Pepës.
Ekspozita “Çdo histori ka dy anë”, e cila ndahet në tri seksione, mbërthyer, mendime të pakrehura dhe zbërthyer, paraqet një tjetër dimension të skulpturave dhe instilacioneve.
ARDIAN PEPA
SKULPTOR
Advertisement“Kjo ekspozitë është menduar shumë gjatë dhe është një proces i punës sime të përditshme. Këto portrete kaun vite që janë bërë, kanë vite që e kanë kryer funksionin e tyre dhe mendova që këtyre figurave të lëna në harresë t’ju kthej përmes ngjyrës dhe këtyre xixave sërish shkëlqimin e duhur.”
Por çfarë e ka shtyrë artistin t’i sjellë bashkë të gjithë punimet e tij disavjeçare?
ARDIAN PEPA
SKULPTOR
Advertisement“Çdo portret ka emocione të ndryshme ka portrete të mërzitura, ka me histori shumë të bukura dhe kjo më bëri ti bëj bashkë. unë si krijues i të gjithave nuk mund t’i ndaj dot as për përmasat as për përmbajtjen e tyre. Për mua një personazh historik i cili ka peshën e tij është po aq i rëndësishëm sa familjari i dikujt që më sjell një tjetër porosi ”
Ardian Pepa hulumton mbi situata pamore të ndërmjetme, duke i dhënë mundësi publikut të ndërveprojë me veten për të lidhur punime me situata dhe vende të ndryshme.
Ekspozita vjen për publikun nën kurimin e Ardian Isufit dhe Altin Likës, dhe do të qëndrojë e hapur në galerinë FAB, deri më datë 28 shkurt.