“Hejza e Pashkut” i shkrimtarit Behar Gjoka vjen për të gjithë lexuesit si një strukturë studimore dhe analitike rreth shkrimtarit, Anton Pashku.
Libri ka në fokus veprën letrare të shkrimtarit, prozën e gjatë dhe të shkurtër, dramatikën moderne, si dhe prozën për fëmijë.
BEHAR GJOKA
SHKRIMTAR
“Unë jam përpjekur që të analizoj tekstin, të analizoj kompozicionin, strukturën dhe gjithçka që gjejmë si eksponentë te Anton Pashku. Pastaj erdhi duke u pjekur ideja që ka nevojë për një rilexim, për një vështrim tjetër në mënyrë që lexuesi të shkojë te Anton Pashku.”
Veprat e Anton Pashkut deri në vitet 90 ishin të ndaluara të botoheshin në Shqipëri, por ai sërish mbeti një lloj fenomeni letrar në letërsinë moderne brenda dhe jashtë kufijve.
Ndaj dhe Gjoka kërkon ta sjellë më pranë jo vetëm studiuesve dhe studentëve të letërsisë por më pranë çdo lexuesi që do të njohë shkrimtarin.
BEHAR GJOKA
SHKRIMTAR
“Kam shkruar për lexuesin e gjerë, profesionist, pra jam rrek të them për atë çka unë mendoj mbi vlerat estetike, mbi vlerat letrare moderne të Anton Pashkut. Problemi është që ne duhet të themi që mes ushqimit që ka përpara lexuesi duhet të përzgjedhë.”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Libri i Behar Gjokës “Hejza e Pashkut”, që u promovua këtë të enjte në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar vjen pas 25 vitesh pa Anton Pashkun.