Baritoni Artur Vera spikat në Itali/ 25-vjeçari merr çmimin e zërit më të mirë lirik mes 100 të rinjve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Baritoni Artur Vera spikat në Itali/ 25-vjeçari merr çmimin e zërit më të mirë lirik mes 100 të rinjve

Të rinjtë që janë bërë pjesë e rëndësishme e trupës artistike të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit duket se premtojnë shumë për skenën shqiptare dhe jo vetëm.

 

Një prej tyre është dhe baritoni 25 vjeçar Artur Vera. Zëri i tij ka spikatur mes 100 të rinjve nga e gjithë Europa, duke u shpallur së bashku me sporanon Suada Gjergji si zërat më të mirë lirik në Spoleto të Italisë. Por ky çmim për artistin më shumë sesa një vlerë simbolike, shihet si një derë e hapur në teatrot botërore.

 

Advertisement

ARTUR VERA

 

BARITON

 

Advertisement

“Karriera e një këngëtari lirik kalon nga konkurset. Konkurset janë shumë të vështira, të bukura, të nevojshme por dhe themelore për të kuptuar nivelin tënd në marrëdhënie me të gjithë nivelin tjetër që ndodhet pas derës tënde. Por gjithashtu i shoh si të rëndësishëm pasi shërben si urë komunikimi pasi në këto konkurse ka gjithnjë njerëz të rëndësishëm. Që shohin dëgjojnë dhe pikasin njerëz të caktuar ët cilët dallohen. Është hapur një rrugë për të pasur bashkëpunime dhe jashtë për shfaqje të caktuara.”

 

Por sa e vështirë është të jesh një këngëtar lirik kur tregu muzikor po shkon gjithnjë e më shumë drejt komercialitetit?

 

Advertisement

“Është e vështirë sepse kërkon një punë të jashtëzakonshme të përditshme. Edhe kur nuk punon dhe nuk këndon duhet ët punosh brenda vetes për të zgjidhur ato zërat brenda vetes që nuk mund t’i zgjidhës dot me orë të gjata, siç janë problemet vokale të cilat shpesh kërkojnë përkujdesje të veçantë. Është e vështirë për në nga shumë komponentë.”

 

Ndërsa mundësinë për tu larguar nga skena e vendit të tij baritoni Artur Vera e përjashton.

 

Advertisement

“Të largohesh nga shtëpia është e dhimbëshme dhe s’është gjë e bukur por që të kesh mundësi për të punuar jashtë duke mbajtur një këmbë dhe një bazë të fortë ta kesh këtu kjo po që është e bukur. Pasi në fund të ditës t’i kthehesh në shtëpinë tënde, dhe në skenën e vendit tënd”

 

Këta artistë të rinj shpesh bëhen ambasadorë të Shqipërisë në skenat ndërkombëtare duke sjellë çmime dhe përvoja të reja.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy