Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro u prit në Beograd nga homologia e saj serbe, Tatjana Matić pas memorandumit në fushën e turizmit të nënshkruar disa javë më parë në Samitin e Ohrit.
Pas takimit, ministrja Kumbaro u shpreh se rritja me 110% e numrit të turistëve që kanë vizituar vendin tonë nga Serbia vitin e shkuar, është rezultat i komunikimit jo vetëm të sektorit privat, por edhe i institucioneve të vendeve tona në kornizën e Ballkanit të Hapur.
MIRELA KUMBARO
MINISTRE E TURIZMIT DHE MJEDISIT
“Të dhënat na tregojnë se jemi në rrugën e duhur dhe nëse sektori privat, qytetarët tanë, performojnë shumë mirë në komunikimin e tyre turistik, është detyra jonë që ta mbështesim këtë ritëm. Unë kam ardhur në Beograd e shoqëruar jo vetëm nga një delegacion zyrtar, por edhe nga përfaqësues të sektorit privat të turizmit, siç janë përfaqësuesit e turizmit të hoteleve me 5 yje, kompanive të mëdha që prej vitesh operojnë në Ballkan, përfaqësues të tregut të formimit profesional, duke dakordësuar me ministren Matić zgjidhje të përbashkëta të problemeve”
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e projekteve për një promovim të përbashkët në platformën digjitale turistike që Serbia po ndërton.
TATJANA MATIĆ
MINISTRE E TURIZMIT DHE MJEDISIT, SERBI
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Ishte një takim shumë i mirë në të cilin folëm për hapat e përbashkët drejt një pune që synon tregjet e largëta si Azia, ku deri në fund të vitit Serbia pritet të ketë një fluturim të drejtpërdrejtë me Kinën. Nga kjo gjë përfiton i gjithë rajoni, pasi turistët nga tregjet e largëta e shohin rajonin si një të tërë “
Në Beograd do të zhvillohet konferenca “Ide të reja për kohë të reja”, me pjesëmarrjen e agjencive të turizmit të Shqipërisë dhe Serbisë, turoperatorë nga dy vendet dhe përfaqësuesve të sektorit të turizmit.