“Ballkani i Hapur” ndihmon turizmin/ Kumbaro diskuton projektet e përbashkëta me homologen serbe

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ballkani i Hapur” ndihmon turizmin/ Kumbaro diskuton projektet e përbashkëta me homologen serbe

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro u prit në Beograd nga homologia e saj serbe, Tatjana Matić pas memorandumit në fushën e turizmit të nënshkruar disa javë më parë në Samitin e Ohrit.

 

Pas takimit, ministrja Kumbaro u shpreh se rritja me 110% e numrit të turistëve që kanë vizituar vendin tonë nga Serbia vitin e shkuar, është rezultat i komunikimit jo vetëm të sektorit privat, por edhe i institucioneve të vendeve tona në kornizën e Ballkanit të Hapur.

 

Advertisement

MIRELA KUMBARO

MINISTRE E TURIZMIT DHE MJEDISIT

“Të dhënat na tregojnë se jemi në rrugën e duhur dhe nëse sektori privat, qytetarët tanë, performojnë shumë mirë në komunikimin e tyre turistik, është detyra jonë që ta mbështesim këtë ritëm. Unë kam ardhur në Beograd e shoqëruar jo vetëm nga një delegacion zyrtar, por edhe nga përfaqësues të sektorit privat të turizmit, siç janë përfaqësuesit e turizmit të hoteleve me 5 yje, kompanive të mëdha që prej  vitesh operojnë në Ballkan, përfaqësues të tregut të formimit profesional, duke dakordësuar me ministren Matić zgjidhje të përbashkëta të problemeve”

 

Advertisement

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e projekteve për një promovim të përbashkët në platformën digjitale turistike që Serbia po ndërton.

 

TATJANA MATIĆ

MINISTRE E TURIZMIT DHE MJEDISIT, SERBI

Advertisement

“Ishte një takim shumë i mirë në të cilin folëm për hapat e përbashkët drejt një pune që synon tregjet e largëta si Azia, ku deri në fund të vitit Serbia pritet të ketë një fluturim të drejtpërdrejtë me Kinën. Nga kjo gjë përfiton i gjithë rajoni, pasi turistët nga tregjet e largëta e shohin rajonin si një të tërë “

 

Në Beograd do të zhvillohet konferenca “Ide të reja për kohë të reja”, me pjesëmarrjen e agjencive të turizmit të Shqipërisë dhe Serbisë, turoperatorë nga dy vendet dhe përfaqësuesve të sektorit të turizmit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy