‘Aulona Inter Folk Festival”, qindra artistë të huaj “ndezin” mbrëmjet në Vlorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
‘Aulona Inter Folk Festival”, qindra artistë të huaj “ndezin” mbrëmjet në Vlorë

300 artistë të huaj, të ardhur në Vlorë, në edicionin 16 të “Aulona Inter Folk Festival” prej tri ditësh i kanë dhënë gjallëri qytetit të Vlorës me  këngët, vallet  dhe kostumet shumëngjyrëshe.

Grupe nga Shqipëria, Rumania, Hungaria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Greqia, Italia e Ukraina u prezantuan para artdashësve të shumtë vendas e të huaj.

Turistët e huaj nuk e fshehin befasinë për ritmin që sjellin mbfrëmjet në Vlorë.

“Jemi nga Italia .Prej një jave kemi ardhur për pushime në qyetin e Vlorës por këtu po ndihemi shumë mirë.Është shumë bukur dhe njerëzit janë shumë të mirë”, shprehet një turiste.

Advertisement

“Jam nga Ukraina,jetoj prej 2 vitesh në Vlorë dhe këtë aktivitet e kam ndjekur edhe vitin e kaluar ,pra është hera e 2 të .Më pëlqen të shoh dhe ndjek kultura të ndryshme ,por këtu takoj dhe miqtë e mi nga Ukraina.Më pëlqejnë shqiptarët,e çmoj kulturën tuaj dhe ndihem si në shtëpinë time”, shprehet një tjetër.

“Jam Indian I rritur në Turqi.Jam turist dhe më pëlqen të eksploroj vende të ndryshme .Më pëlqen të udhëtoj, kam qenë në Tiranë dhe këtu po kënaqem .Njerëzit janë shumë të mirë dhe të ndihmojnë nëse u kërkon ndihmë.Janë shumë mikpritës”, thotë një tjetër.

Grupet pjesëmarrëse interpretuan jo vetëm në skenën qendrore, por edhe në mjediset të tjera publike, rrugë e sheshe, duke marrë duartrokitjet e publikut. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy