Keni talent për të kënduar, por jeni mbi 35 vjeç dhe nuk keni pasur asnjëherë mundësi të dilni në skenë! Tani është momenti juaj.

 

Vizion plus së bashku me produksionin që mban vulën e emrave të mëdhenj si Pandi Laço, Bledi Laço dhe Adi Hila, ju ftojnë të gjithëve t’i bashkoheni audicioneve që do të zhvillohen më datë 1 dhe 2 tetor nga ora 11.00, pranë studiove të televizionit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas suksesit të edicionit të tetë të spektaklit të talenteve të vegjël “Gjeniu ” rikthehet për t’i dhënë një mundësi të gjithë atyre që dikur kanë humbur shansin për të qenë një yll i muzikës.

 

“Gjeniu i madh” është një program që mund të kategorizohet si “talent show”, sepse konkurrentët e përzgjedhur do të jenë personazhe me cilësi shumë të mira vokale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata që do të përzgjidhen janë nga fusha të ndryshme të jetës, por jo artistë profesionistë.

 

Por më tepër detaje rreth spektaklit do të mund t’i zbuloni në ditët në vijim, vetëm në ekranin e Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";