Artisti i njohur Saimir Strati ka qenë i ftuari i mbrëmjes në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus.

Përballë moderators Pranvera Borakaj, ai ka treguar si arriti të thyente 11 rekorde Guinnes, teksa u përballë edhe me mentalitetin shqiptar.

Pjesë nga intervista:

Pranvera Borakaj: Çfarë e shtyn një fitues që të mendojë “jo unë nuk do të ndalem këtu, unë do të marr një të dytë, një të tretë, të katërt…dhe do të ndalem ndoshta tek i dymbëdhjeti.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Saimir Strati: Kjo ka lidhje me mentalitetin shqiptar sepse ajo e dëshirës së parë u krye. Mirëpo kur kam bërë të parin ka qenë një mentalitet jashtëzakonisht agresiv, sepse të gjithë thonin “ti je i çmendur, Shqipëria nuk është future asnjëherë në rekordet Guiness, nuk ekziston asnjë mozaik me gozhdë në botë, nuk mund ta bësh ti e të na përfaqësosh ne” dhe unë tashmë i bindur 100%, e dija që rekordin, që ne momentin që më thanë nuk ekziston një kategori e tillë, kjo ishte lavdiplotë për mua, nuk kishte ekzistuar ndonjëherë. Theva mentalitetin. /vizionplus.tv