Kineasti i mirënjohur Kristaq Dhamo është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare.
Lajmi është bërë i ditur nga regjisori Joni Shanaj. Ky i fundit informon se kineasti u shua pranë dy vajzave dhe bashkëshortes së tij, arkeologes Dhorka Dhamo.
Kristaq Dhamo lindi më 20 Pril 1933 në Fier. Ai mbaroi studimet në Institutin e Lartë kinematografik në Budapest, Hungari.
Më pas nisi të punojnë në Film Studio-“Shqipëria e Re” dhe realizoi filmin e parë shqiptar me metrazh të gjatë “Tana”, më 1958.
Advertisement