“Arti bashkëkohor Shqipëri-Austri”, artistë shqiptarë e të huaj bëhen bashkë në një ekspozitë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Arti bashkëkohor Shqipëri-Austri”,  artistë shqiptarë e të huaj bëhen bashkë në një ekspozitë

Dhjetë artistë nga Austria, Shqipëria dhe Kosova janë bërë bashkë për herë të parë në ekspozitën “Arti bashkëkohor Shqipëri-Austri”. Përmes larmishmërisë së pikturave, por dhe instilacioneve, artistët gërshetojnë në tematikën e kësaj ekspozite, marrëdhënien e individit me natyrë, në një kohë ku urbanizimi po merr zhvillim gjithnjë e më shumë.

 

 “Ekspozita lind dhe nis me një artiste nga Austria, e cila përmes një qëndisje në letër hulumton gjurmët e qenies njerëzore në të tashmen e saj, në dorën e një tatuazhi në letër, për të lënë atë gjurmën e saj mbi urbanizimin e metropoleve të mëdha si Viena apo dhe Tirana.  Por s’mbeten pas artistë të tjera që sjellin përmes imazheve këto ndryshime thelbësore që kanë një mesazh të formë atë që njeriu nuk bën dot pa natyrën dhe e anasjella”, shprehet Oltsen Gripshi.

 

Advertisement

Arti dhe kultura kanë treguar se shërbejnë si ura komunikimi mes popujve dhe si instrumentet më të mirë për t´i bërë bashkë ata. Por në penën e artistit Helidon Haliti, krijimtaria e tij vjen përmes një simbolike shumë më të fortë.

 

“Aty është një personazh hero në thonjza, i cili është indiferent ndaj një asaj lufte qe është pranë nësh në dukje dhe unë i them me shumë elegancë të lutem shko në habitatin tënd, sepse kemi nevojë atë natyrë të mbrojmë më shumë sesa vetveten. Pra është një luftë kundër indiferencës dhe është pikërisht dhe një thirrje që na bën më sensibilizues për të mbrojtur çadrën e madhe që kemi mbi kokë e cila quhet natyrë,” shprehet piktori Elidon Bushati.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy