Sopranoja e mirënjohur, Arlinda Morava dhe 13 instrumentistë nga vende të ndryshme të botës u ngjitën në skenë në një koncert emocionues, në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë.
Për artisten me origjinë korçare, ky koncert i ka kujtuar asaj se sa shumë i mungon skena shqiptare.
ARLINDA MORAVA
SOPRANO
AdvertisementMë mungon publiku shqiptar kur jam jashtë dhe kur vij këtu mbushem me oksigjen. Bashkohem me njerëzit e shpirtit, ky vend mua më mbush!
Ndërsa muzikologu Pandi Bello tha se nuk është e lehtë të sjellësh në një formacion harqesh, instrumentistë që vijnë nga shumë vende të ndryshme, për të luajtur pjesë të autorëve me të njohur të muzikës klasike.
PANDI BELLO
MUZIKOLOG
AdvertisementEkzekutimet e patë që ishin shumë mirë. Janë virtuozë të vërtetë, klasi i parë!
Lorenc Radovani ka një meritë jo të vogël, pasi ja ka dalë të përshtatë për këtë formacion harqesh pjesët e autorëve të njohur shqiptarë, përfshi këtu dhe këngën e famshme të Tefta Tashko Koços “Kur më vjen burri nga stani”.
Ishte një bashkim vlerash i vërtetë në instrumente në qytetin e kulturës.
Në këtë koncert janë interpretuar me shumë se 24 pjesë orkestrale të autorëve të njohur botërorë.