Gjirokastra mirëpriti këtë fundjavë ngjyrat e larmishme të kulturës greke, përmes valleve, këngëve dhe interpretimeve poetike nga figura të njohura helene, të përkthyera edhe në gjuhën shqipe.
Pjesëmarrësit nga vendi fqinj, i konsiderojnë aktivitete të tilla si një hap më shumë drejt afrimit të dy popujve.
VASILIS RAPLIS
KOREOGRAF
“Dy popujt kanë kultura që ngjajnë me njëra tjetrën. Qëllimi i këtyre organizimeve është që të afrohemi më shumë përmes asaj që kemi të përbashkët dhe ti tejkalojmë situatat që na ndajnë.”
LEFTER GJOKA
KLARINETIST
“Për mua është hera e parë që vij në Gjirokastër edhe pse me origjinë jam nga Dropulli .Është gëzim dhe nder për mua dhe mendoj se bashkëpunime të tilla duhet të vazhdojnë, në mënyrë që të kemi marrëdhënie edhe më të mira mes dy vendeve tona.”
Turistët vendas dhe ata të huaj, patën mundësinë të ndjekin ansamblet greke përgjatë tri ditëve, të ndërthurura bukur me polifoninë labe si dhe me vallet tradicionale.
LLAMBRINI MEMAJ
VALLTARE E GRUPIT TE DROPULLIT
Advertisement“Grupi jonë ka marrë pjesë në të gjitha aktivitetet që janë bërë dhe sot do shfaqemi me katër valle të Dropullit.”
Qyteti i gurtë e ka kthyer tashmë në traditë, mikpritjen për kulturat e tjera, duke i ofruar banorëve vendas, por edhe turistëve magjinë e gërshetimit të traditës me modernen përmes muzikës, kostumeve, këngëve dhe valleve.