
Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar për ndarjen nga jeta të kolosit të letërsisë shqiptare, Ismail Kadare.
Në reagimin e Ambasadës vlerësohet krijimtaria e shkrimtarit të madh Kadare. Vepra e tij ka krijuar ura midis Shqipërisë dhe botës.
Ambasada e SHBA: Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë, letërsia e të cilit frymëzon lexues në mbarë botën. Kujtojmë me kënaqësi që Ambasada e SHBA nderoi Kadarenë me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë në vitin 2020. Vepra e tij ka krijuar ura midis Shqipërisë dhe botës dhe trashëgimia e tij do të jetojë si një dëshmi e gjeniut të tij në letra. Mendimet tona janë me familjen e tij, me të dashurit e tij dhe me popullin shqiptar.
Advertisement