Trupa e aktorëve dhe gjithë stafi i spektaklit “Al Pazar” rikthehen të mbushin të shtunat tuaja me humor dhe të qeshura.
Rrugëtimi i më shumë se një dekade do të vijojë t’ju mbajë të mbërthyer para ekranit të Vizion Plus edhe në këtë sezon, ku mbi të gjitha “Al Pazar” vijon misionin e tij, të sjell të qeshura në familjet tuaja.
Nën petkun e personazheve më të dashur për publikun, aktorët janë të gati për të kthyer në realitet komik pjesë nga ngjarjet më pikante nga aktualiteti, politika e jo vetëm. Ndërsa pjesë e familjes së madhe “Al Pazar janë bërë edhe aktorë të rinj.
Edhe ky sezon do të rezervojë në teatrin e humorit surpriza, muzikë të mirë dhe të ftuar specialë. “Al Pazar” iu lë takim këtë të shtunë në orën 21.00 vetëm në Vizion Plus.