Aktori i njohur dhe shumë i dashur nga publiku shqiptar, Mehdi Malkaj ka lënë këtë të premte ambientet e Spitalit “Nënë Tereza”. Pas një jave nën kujdesin e mjekëve, për shkak të probleme që kishte shfaqur me zemrën, Malkaj ka dalë sot nga QSUT.

Mjekët kardiologë dhe infermierët në shërbimin e Kardiologjisë në QSUT janë përkushtuar maksimalisht për shëndetin e Mehdi Malkaj dhe sot ai gëzon shëndet të plotë, thuhet në postimin e faqes zyrtare të QSUT-së.

Aktori kishte shfaqur probleme me zemrën dhe është shtruar në Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” pasditen e datës 2 Korrik. Fatmirësisht, gjendja e tij është stabilizuar që në momentet e para, por sërish ai është mbajtur në reanimacion dhe nën kujdesin maksimal të mantelbardhëve.

Veç angazhimit në kinematografi, Mehdi Malkaj është një ndër qytetarët më aktivë të Tiranës dhe Shqipërisë, i cili ka harruar vitet e moshës dhe e gjen në mbështetje të çdo nisme dhe kauze që ka për qëllim primar atdheun.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mehdi Malkaj është lindur në 20 mars të vitit 1952 në qytetin e Memaliaj dhe është diplomuar në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve). Filloi menjëherë punë në Estradën e Ushtarit dhe më pas në Teatrin e Varietesë së Tiranës, ku ka luajtur dhjetëra role.