Aktori i njohur Mehdi Malkaj probleme me zemrën, shtrohet në reanimacion në QSUT

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aktori i njohur Mehdi Malkaj probleme me zemrën, shtrohet në reanimacion në QSUT

Aktori i njohur Mehdi Malkaj është shtruar në reanimacion në Kardiologjinë e QSUT, pasi ka shfaqur problem me zemrën (Sindromë Koronare Akute).

Ai është paraqitur pasditen e djeshme në spital dhe mësohet se gjendja paraqitet e qetë, teksa pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve të tjera mjekësore gjatë ditës së sotme.

Aktori ka qenë në spitalin e Traumës duke vizituar një të afërm të tij dhe papritur ka ndjerë shqetësime, dhimbje në krahun e majtë.

Mjekët e Traumës i kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas e kanë përcjell me ambulancë drejt shërbimit të kardiologjisë në QSUT për ekzaminime dhe trajtim të mëtejshëm nga mjekët specialistë kardiologë.

Advertisement

Aktori Malkaj njihet për role të spikatura si ai i Xha Brahos ne telekomedinë “Gjuetia e fundit” në fundvitin 1992. Me 1 janar 1993 papritmas të gjithë flasin për këtë personazh që mbante psikologjinë e një populli si barrë në kurriz, por aktori që e luante me aq mjeshtri nuk njihej.

Që nga ai moment të gjithë e njohin atë si “Xha Braho” dhe pak e pershendesin në emër. Në teatër do ta gjejmë në disa role si p.sh në rolin e Babait në dramën “Babai” e Ruzhdi Pulahës, në rolin e Shëvalit në komedinë e “Darka e të marrëve” e Veberit, në rolin e Shmalcit në dramën “Franku i V-të” e Fridrih Dyrrenmatit ; “Ne katin e dytë është parajsa”; “Nderi i kombit”; “Gomone”; “Darka e gabuar” etj.

Në kinematografi dhe telekomedi gjithashtu ai ka interpretuar në shumë role. Roli i tij i parë do të jetë ai i Milo budallait në filmin “Përrallë nga e kaluara” në vitin 1987. Ndërkaq ka edhe role të tjera në shumë filma si roli i pijanecit në filmin “Jeta në duart e tjetrit” në vitin 1990, roli i babait të Lolos në filmin “Shpella e piratëve në vitin 1991 etj Pa harruar ato ne telekomeditë dhe skeçet ku padyshim me I suksesshmi mbetet Xha Braho. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy