Të kesh vetëm talent apo të jesh një zë i mirë lirik, nuk mjafton për të qenë një artist i kompletuar. Ndaj Teatri i Operës dhe Baletit ka nisur aplikimin e programit të parë profesional muzikor në Shqipëri “Akademia Teatrale”.

 

Një program i cili synon qasjen e të rinjve me skenën operistike, duke ofruar gjithçka rreth interpretimit skenik, teknikës vokale, përgatitjes psikologjike për trajtimin e rolit etj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ABIGEILA VOSHTINA

 

DREJTORESHE E TKOB

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Duhet me sezbën të investojmë tek brezi i ri dhe kjo nuk është vetëm për spikatjen në skenë. Por është përgatitja e të gjithëve për të qenë në gjendje për ta përballuar skenën, kush do të bëjë një rol dytësor, kush parësor e kështu me radhë. Kemi si risi sigurisht interpretimin skenik sepse në fund fare ajo që publiku përthith është e gjithë puna jote. Ti mund ta njohësh shumë mirë rolin po sa i aftë je ta përcjellësh këtë emocion tek publiku që të ndjek.”

 

Për Abigeila Voshtinën, vendi ynë vjen nga një traditë muzikore, ku i rëndësishëm ishte vetëm interpretimi vokal.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ABIGEILA VOSHTINA

 

DREJTORESHE E TKOB

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Mbi interpretimin skenik ne kemi një debulesë që unë them se mbartet nga dekadat e mëparshme. Pothuajse jemi pak të ngurtë sa i përket interpretimit, nuk kemi çiltërsi, na duken naiv njerëzit që e shprehin emocionin, dhe ky ka ngelur si mentalitet dhe vjen pak dhe nga e kaluara që ne kemi si popull.”

 

Studentët pjesëmarrës do të trajnohen nga profesionistë të artit të muzikës, mes tyre edhe sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, e cila rikthehet në Shqipëri për çeljen e kësaj Akademie.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";