Të kesh vetëm talent apo të jesh një zë i mirë lirik, nuk mjafton për të qenë një artist i kompletuar. Ndaj Teatri i Operës dhe Baletit ka nisur aplikimin e programit të parë profesional muzikor në Shqipëri “Akademia Teatrale”.
Një program i cili synon qasjen e të rinjve me skenën operistike, duke ofruar gjithçka rreth interpretimit skenik, teknikës vokale, përgatitjes psikologjike për trajtimin e rolit etj.
ABIGEILA VOSHTINA
DREJTORESHE E TKOB
Advertisement“Duhet me sezbën të investojmë tek brezi i ri dhe kjo nuk është vetëm për spikatjen në skenë. Por është përgatitja e të gjithëve për të qenë në gjendje për ta përballuar skenën, kush do të bëjë një rol dytësor, kush parësor e kështu me radhë. Kemi si risi sigurisht interpretimin skenik sepse në fund fare ajo që publiku përthith është e gjithë puna jote. Ti mund ta njohësh shumë mirë rolin po sa i aftë je ta përcjellësh këtë emocion tek publiku që të ndjek.”
Për Abigeila Voshtinën, vendi ynë vjen nga një traditë muzikore, ku i rëndësishëm ishte vetëm interpretimi vokal.
ABIGEILA VOSHTINA
DREJTORESHE E TKOB
Advertisement“Mbi interpretimin skenik ne kemi një debulesë që unë them se mbartet nga dekadat e mëparshme. Pothuajse jemi pak të ngurtë sa i përket interpretimit, nuk kemi çiltërsi, na duken naiv njerëzit që e shprehin emocionin, dhe ky ka ngelur si mentalitet dhe vjen pak dhe nga e kaluara që ne kemi si popull.”
Studentët pjesëmarrës do të trajnohen nga profesionistë të artit të muzikës, mes tyre edhe sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, e cila rikthehet në Shqipëri për çeljen e kësaj Akademie.