Dritëro Agolli do te kete shtepine muze ne Menkulas, ne fshatin e lindjes.
Ky objekt do të jetë një vend i rëndësishëm për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe artistike të zonës, si dhe një monument për jetën dhe veprën e një prej shkrimtarëve më të mëdhenj shqiptarë.
“Jemi në fazën e procedurave të prokurimit dhe shumë shpejt do hapet gara për prokurimin e veprën. Besoj që brenda vitit do kemi nisjen e punimeve”, tha kreu i bashkisë së Devollit, Eduard Duro.
Keshilli i qarkui ka gati te tjera projekte per muze te vlerave te trashegimise se kultures ne juglindje.
“Kemi të parashikuar përgatitjen e projektit për muzeun e kënetës së Maliqit. Në Pogradec kemi parashikuar restaurimin dhe rijetëzimin e dy monumenteve të njohur që ka Pogradeci”, tha Erjon Nexhipi, kryetar i qarkut Korçë.
Shtepia Muze e shkrimtarit dhe poetit te madh pritet të shërbejë jo vetëm si një qendër edukative dhe kulturore, por edhe si një vend ku vizitorët do të gjejnë vlerat më të mira artistike e patriotike të Devollit./vizionplus.tv