Aktori i nohur Sandër Ruçi përveç anës artisike, vuajtjeve, vështirësive karrierës, foli në “Quo Vadis” edhe për jetën e tij sentimentale.
I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj se a e ka xheloze gruan, Sandri tha se nuk është absolutisht, madje shtoi se ndien veten borxhli ndaj saj.
Me batuta dhe “thumbime” Sandri tregoi se ai dhe bashkëshortja e tij kanë patur dhe kanë një jetë mjaft të lumtur bashkëshortore, ndërsa rrëfeu edhe momentin e njohjes.
Pjesë nga biseda:
Pranvera Borakaj: Dashuria sa prezente dhe sa përcaktuese ka qenë në jetën tuaj?
Sandër Ruçi: Kam patur fat! Gruaja dhe makina thonë është me fat. Gruan e kam marrë me dashuri. Në fillim kam hequr pak keq ta fus në dorë.
Pranvera Borakaj: Ishte e vështirë?
Sandër Ruçi: Ishte e vështirë, por pak nga pak kishte filluar ta merrte kalanë nga brenda, sepse takohej me nënën time pa ditur gjë unë. Dhe nëna ime e adhuronte, thoshte se ishte Mehmeti gjallë në atë kohë, sikur edhe të bijën e Mehmet Shehut të marrësh nuk më bëhet qejfi. Kam patur fat se puna ime me artin dhe me tregtinë i ka munguar edukimit të fëmijëve në sensin me e pas prindin babë afër, nuk më ka penguar. Ka jetuar vazhdimisht me sukseset, shqetësimet dhe me koridoret e gjatë që ka arti. Tani jemi plakur dhe do të më mësojë ndonjë gjë. Është artdashëse.
Pranvera Borakaj: Vinte në shfaqet e tua?
Sandër Ruçi: Ka ardhur edhe nga Amerika.
Pranvera Borakaj: Është xheloze?
Sandër Ruçi: Oiii…
Pranvera Borakaj: Si e menaxhoje?
Sandër Ruçi: Shkonim në shpi fiknim dritat. Ne artistët të gjithë jemi në hak me gratë. Në sensin se i gjejmë gjërat gati, në sensin e atyre ditëve që je i përgatitur për shfaqje.
Pranvera Borakaj: Edhe ti ke qenë xheloz?
Sandër Ruçi: Asnjë grimë. Për kokë të fëmijëve nuk kam qenë xheloz. Tani kam frikë mos jam pak xheloz. /Vizionplus.tv/