Publicisti i njohur, Ilir Demalia i ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” kujtoi me nostalgji momentet me poetin e ndjerë, Agim Doçin.

I pyetur nga moderatorja, Brikena Prifti se nëse poeti duhet të ishte përcjellë për në banesën e fundit me homazhe nga institucionet shtetërore, publicisti u shpreh se po, edhe pse ai nuk kishte nevojë, kjo pasi këngët, shkrimet e tij do ngelen në kujtimet e të gjithëve.

“Artistët dhe në botë janë kundër pushteteve. Edhe vetë Agim Doçi nuk e ka kërkuar diçka të tillë. Një artist që kërkon pension nga pushteti janë kllounët, palaçot, zagarët e pushtetit. Agim Doçi ishte një njeri i vrullshëm, i ashpër, por në të njëjtën kohë dhe i dhimbshëm. Ishte një njeri i rebeluar në shpirt. Agim Doçi nuk kishte nevojë për ceremoninë e pushtetit. Agim Doçi do të mbahet mend për këngët, krijimet e tij.

Normalisht duhej të bëhej një ceremoni, por këta kanë shkuar kanë bërë ceremoni për palaçot, dhe nuk i bënë Agim Doçit”, tha Ilir Demalia. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";