2024, viti i Puccinit në TKOB, do ngjiten në skenë kryeveprat e kompozitorit të njohur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
2024, viti i Puccinit në TKOB, do ngjiten në skenë kryeveprat e kompozitorit të njohur

Kryeveprat botërore si “Il Triticco”, “La Boheme” “Maddama Butterfly” si dhe disa krijimtari të tjera të kompozitorit të njohur Giacomo Puccini do të vihen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit përgjatë 2024.

Trupa artistike, solistët dhe filarmonia e teatrit të operës veç shfaqjeve që do të interpretojë për publikun vendas, do të udhëtojnë edhe në vendlindjen e kompozitorit italian përmes një turi.

“Kemi ftuar disa emra si Gëzim Myshketa, vjen Donala Danuco lombardi dhe mbyllet me ardhjen e Saimir Pirgut. Ne gusht të gjithë solistët e Teatrit të Operës dhe Baletit do të shkojnë për një koncert gala në “Torre del Lago” dhe në fund do të mbyllet me nnjë nga mrekullitë që Puccini ka shkruar e cila është “Mesha e Glorias.”

Sjellja në skenë e emrave të rëndësishëm të artit, ndihmon jo vetëm në krijimin e urave të bashkëpunimit mes artistëve por dhe në ndërkombëtarizimin e Teatrit tonë, si dhe në rritjen e cilësisë duke e çuar në nivele të krahasueshme me teatrot ndërkombëtare.

Advertisement

“Ne po ngremë disa ura bashkëpunimi, dhe fakti që solistët dhe orkestra jonë do të performojnë në skenën e teatrit të madh Giacomo Puçini, do të thotë shumë për ne. Ky teatër ka 4000 mijë vende, kuptohet sa e madhe dhe intensive do të jetë puna.”

Opera e parë që do të çel vitin e Puccinit do të jetë “Il Trittico” për të vijuar më pas me kryeveprat e tjera deri në fund të nëntorit, muaj  i cili përkon edhe me lindjen e kompozitorit./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy