Viti 2023 ka nisur intensivisht për Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Vepra shqiptare, por edhe të huaja, bashkëpunime me operat dhe artistët ndërkombëtar si dhe rikthimi i emrave më të njohur të skenës si Ermonela Jaho, Eno Peçi, Inva Mula si dhe rijetësimi dhe shtimi i shfaqjeve të Ansamblit popullor janë disa nga synimet e këtij viti artistik.
5 shfaqjet premierë, të cilat do të vihen në skenë përgjatë gjithë vitit duket se janë të pamjaftueshme për të përmbushur kërkesat e publikut kryeqytetas.
ABIGELA VOSHTINA
DREJTORESHE E TKOB
Advertisement“5 premiera mund të jenë mjaftueshme mundtë mos jenë të mjaftueshme, por gjithçka që ne ndërtojmë është e lidhur me buxhetin që opera ka. Kemi dalë jashtë buxhetit kjo është e padiskutueshme. Kur flas për 5 premiera unë flas për pesë premiera të mëdha. Baleti hapet me 125 vjetorin e Stravinskyt, do të vijojmë me bashkëpunimin e veprës së Verdit, muaji shkurt do të jetë muaji i të rinjve. Në 555 vjetorin e lindjes së Skënderbeut vjen vepra e Vaso Toles.”
Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe krijimtarisë shqipe me opera si “Rozafa”, “Skënderbeu”, “Karnavalet e Korçës”, dhe me balete si “Lumi i vdekur” apo “Halili dhe Hajria”.
ABIGELA VOSHTINA
DREJTORESHE E TKOB
Advertisement“Është i vetmi teatër që flet shqip dhe mund ti lejojë publikut që ta kuptoj dhe ta mirëkuptojë këtë. Është një detyrim i trashëgimisë kulturore, mos harrojmë që partiturat janë akoma një pjesë e tyre e shkruar me dorë dhe nuk duhet ta humbim këtë gjë.”
Risi e këtij kalendari është edhe përshtatja e veprave botërore për të vegjlit dhe krijimi i programit edukativ “Opera dhe Fëmijët.”
ABIGELA VOSHTINA
DREJTORESHE E TKOB
Advertisement“Trajnimi do të bëhet në teatër është një trajnim dy herë në javë. Ne kemi një maestro i cili i dedikohet dhe merret me zërat e bardhë, ka një program sipas programit që ka kalendari i operës. Ne po vazhdojmë një trashëgimi për të mos shkëputur asnjë pjesë të teatrit, d.m.th e kemi si synim në zhvillimin e artit dhe në zhvillimin e tyre sa më mirë për skenën.”
Nën shembullin e teatrove botëror, ky vit i dedikohet vitit verdian, ndaj dhe një pjesë e kalendarit do t’i dedikohet kompozitorit Verdi me kryeveprat si “Aida” apo “Attila”.