Ishin të rralla lajmet për trafik droge në TVSH përpara viteve “90. Në Shqipërinë komuniste të tilla lajme nuk ekzistonin dhe në atë kohë ato jepeshin vetëm në informacionet nga bota.
E tillë është kjo kronikë lajmesh nga një edicion i shtatorit 1989 i sjellë online nga italiani Roberto Varrone që ndodhej në atë kohë në vendin tonë për një vizitë kulturore.
Edhe lajmi për trafikun e drogës ka doza politike pasi në fillim jepeshin përpjekjet e Kolumbisë për të luftuar fenomenin dhe më pas vazhdohet me pjesën për “trafikantët kalabrezë me origjinë italiane dhe mafiozët amerikanë”. ©LAPSI.al
Advertisement