Inter – Milan, 20 vjet më vonë. Historia përsëritet në Ligën e Kampionëve pasi dy skuadrat milaneze e gjejnë veten në gjysmëfinale për një derbi që do të lejojë që vetëm njëra prej të dyjave të (ri)përqafojë Stambollin. Një kryqëzim për shumë tifozë sjell në mendje atë që ndodhi në vitin 2003.

Në shumë rrjete sociale është publikuar fotoja e Marco Materazzi dhe Rui Costa të mbështetur tek njëri – tjetri teksa stadiumi është pushtuar nga tymueset. Në fakt kjo foto i përket një tjetër përballjeje të zhvilluar 2 vjet më pas, në 2005-ën, jo në gjysmëfinale, por në çerekfinale. Edhe ajo përfundoi në favor të kuqezinjve, por me një histori shumë më të veçantë. Këtë rast ndodhi gjithçka, bomba tymi, polemika, lëndime, skualifikime. Dhe e gjithë historia është përmbledhur tek ajo fotoje e kthyer në ikonë.

Derbi i Champions League që vë edhe një herë përballë Milanin dhe Interin riktheu edhe një herë kujtimet e viteve 2000. Madje edhe vetë presidenti i ri, Steven Zhang, i cili në atë kohë mbante ende pantallona të shkurtra thotë se: “Do të jetë një hakmarrje për ne, për sezonin e shkuar dhe për të kaluarën”.

E kaluara, në fakt, kalon mes dy derbeve të viteve 2003 dhe 2005 me këtë të fundit, që përjetoi momente dramatike në fushë, të cilat, gati 20 vjet më vonë, janë kapur në atë që konsiderohet si një nga imazhet sportive më ikonike ndonjëherë: Marco Materazzi dhe Rui Costa duke vëzhguar se çfarë po ndodhte. Në fakt ish-mbrojtësi i zikaltërve e ribotoi pak ditë më parë foton duke e rikthyer edhe një herë në virale.
Por çfarë ndodhi në të vërtetë në atë natë të prillit të vitit 2005 dhe cila është historia e vërtetë pas asaj fotoje të një derbi që shumë e kanë konsideruar si “i turpshëm” për atë që ndodhi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për të kuptuar klimën e zjarrtë në të cilën jetonin tifozët ato ditë, duhet shpjeguar periudha historike e futbollit të fillimit të viteve 2000, me Milanin e jashtëzakonshëm të atëhershëm në duart e Carlo Ancelottit. Kishte një dominim pothuajse absolut të kuqezinjve si në Evropë ashtu edhe në Itali. Në krahun tjetër Interi ishte i detyruar të qëndronte nën hijen e futbollit të AC Milan. Një rivalitet që përpara përballjes europiane ishte mbushur edhe me polemika të egra mes tifozëve. Zikaltrit kishin fyer rëndë Gattuson për disa deklarata të diskutueshme për dopingun ndërsa ata të Milanit sulmuan emblemën e atëhershmet interistëve, Marco Materazzi.

Atmosfera ishte mjaft e ndezur në sfidën e dytë të Euroderbit atë natë të prillit 2005. Milani i Ancelottit ishte më i qetë pasi kishte fituar ndeshjen e parë 2-0 me gola të Stam dhe Shevchenkon. Zikaltrit e Mancinit kishte nevojë për një përmbysje trë madhe, por ëndrrat u duk sikur u shuan në minutën e 30-të kur sulmuesi i jashtëzakonshëm ukrainas (jo rastësisht fitues i “Topi i Artë 2004”) gjeti rrugën e golit duke vënë një gur të rëndësishëm në rezultatin përfundimtar. Në atë moment zikaltërve u duheshin 4 gola për të bërë mrekullinë.

Por ndeshja nuk arriti dot deri në fund. Në minutën e 73-të shpër7theu një rritim i madh i tifozëve interistë. “Ishin vetëm 200-300 të çmendurit e zakonshëm” – do të thotë më vonë shefi i policisë së Milanos, Paolo Scarpi, i akuzuar se nuk e trajtoi situatën ashtu siç duhej. Shkak u bë një gol i anuluar për Cambiasso në minutën e 71′ i cili arriti të kalonte një Nelson Dida të jashtëzakonshëm.

Arbitri Merk pa një faull të Cruz ndaj mbrojtësit të kuqezinjve në momentin e një krosimi nga këndi. Kjo ishte shkëndija që shpërtheu irritimin në San Siro. Gjithçka hidhej si shi në fushë duke u krijuar një atmosferë surreale nga tymi i dendur. Mes objekteve të shumta të hedhura ishin edhe disa bomba tymuese, raketa, fishekzjarrë, njëra prej të cilave goditi Didën i cili ra në tokë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndeshja nuk mund të vazhdonte. Skuadrat u thirrën në dhomat e zhveshjes. Ndeshja e Ligës së Kampionëve u pezullua për 25 minuta shumë të gjata, duke lënë të lirë tërbimin e huliganëve. Më pas u tentua pajtimi, por dukej e kotë. Pak çaste pasi Milani dhe Interi u rikthyen në fushë, situata u ndez sërish. Gara u pezullua përfundimisht. Kapitulli i ndeshjes u mbyll për të hapur atë të fotos simbolike të asaj mbrëmjeje. Imazhi u fiksua nga fotografi Stefano Rellandini.

“Unë u zhvendosa mënjanë me aparatin tim në kërkim të ndonjë fotoje të mirë. Ne kalojmë shumë kohë duke parë ndeshje futbolli. Është ftohtë, bie shi. Ka një radhë të gjatë përpara ndeshjes për të marrë vendet më të mira në fushë. Është një punë stresuese. Më saktë, askush nuk do t’ja dijë për punën tonë. Shpesh ato konsiderohen imazhe rutinë”, – do të kujtonte ai vite më vonë.

“Të jem i sinqertë, ideja ime ishte të kisha një lojtar të Interit dhe një lojtar të Milanit së bashku. Kam shkrepur disa foto sepse Materazzi ishte shumë afër Rui Costa duke parë tymin. Ne fotografët kemi gjithmonë frikë se dikush mund të ketë një foto më të mirë se e jotja. Dhe në Champions League ka shumë fotografë në fushë, kështu që ti e di që ke një foto të mrekullueshme, por nuk mund të jesh 100% i sigurt se ajo e jotja do të jetë fotografia e ndeshjes” – tha ai.

“Kur Materazzi papritmas vuri krahun e tij në shpatullën e Rui Costa-s për disa sekonda, unë e pashë… bam! Disa shkrepje, jo më shumë se tre. Sapo Materazzi vuri krahun e tij mbi supe, mendova: “Kjo është fotoja’”. Dhe kështu ishte. Sepse nga ai moment ndeshja e Euroderbit u kthye në “derbi i turpit”, por edhe në derbin e fotos së Materazzi dhe Rui Costa, lojtarë simbol të atij Interi dhe Milani”thotë ai. ©LAPSI.al

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Sot Milan – Inter/ Historia e fotos së “derbit të turpit” 20 vjet më parë appeared first on Lapsi.al.