Misteri i vdekjes së Ismail Qemalit: “Më hëngër me të pabesë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Teksa ngrinte flamurin e palosur të Skënderbeut për 400 vjet dhe shpallte Pavarësinë e Shqipërisë, atë 28 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali sikur e parandjeu që privilegji i madh si baba i shtetit shqiptar do të shoqërohej edhe me vdekjen e tij. Më saktë akoma, me vrasjen e tij. Në fund të fjalimit që lindi një shtet, themeluesi i tij tha:

“I dërgoj një lutje të madhit Zot….të pranoj që këtej e tutje të jem unë dëshmori i parë i Atdheut ashtu siç pata nderin dhe fatin që të jem i pari ta puth e ta bëj të valvitet i lirë flamuri ynë në atdhenë tonë të lirë”. 

Vetëm 7 vjet më vonë nga ky moment sublim, Ismail Qemali ndërroi jetë larg Vlorës dhe larg Shqipërisë, në njëhotel në Peruggiaa të Italisë në rrethana që më shumë konvergjojnë në vrasje se sa nga versioni zyrtar sipas të cilës ai pësoi hemoragji cerebrale. Por Ismail Qemali ndërroi jetë 5 vjet nga një thënie lapidare e zëvndëskryeministrit Preng Bibë Doda, i cili gjatë një drake në vitin 1914 iu drejtua princ Ëied-it me fjalët:

“Nëse do që Shqipëria të bjenë në qetësi, duhet të vriten Ismail Qemali, Esad Pashë Toptani dhe unë.”

Advertisement

Ismail Qemali u eleminua i pari i kësaj liste. Afro dy muaj më vonë, vetë Preng Bibë Doda u vra në një pritë dhe pak më shumë se 1 vit pas vrasjes së tij, u vra edhe Esad Pashë Toptani.

NJË VDEKJE PLOT DYSHIME

“Më hëngër me të pabesë”.

Njeriu që kishte nxjerrë nga goja frazat më të ëmbla në gjuhën shqipe për Shqipërinë, për herë të fundit në jetë mundi të shqiptojë vetëm këto 5 fjalë me 18 gërma po në gjuhën shqipe. Pak minuta më vonë ai vdiq. Zyrtarisht vdekja e tij u cilësua natyrale, por edhe pse kanë kaluar 98 vjet, rrethanat, shkaqet dhe ndodhia, tregojnë se ajo ishte një vrasje e pastër nëpërmjet helmimit. Pasi shpalli Pavarësinë e Shqipsrisë, pasi qendroi në detyrën e kryeminsitti të parë të shtetit shqiptar për 1 vit, 1 muaj e 18 ditë, Ismail Vlora vendosi të kryente aktin final në jetën e vet, atë të rikonfirmit të pavarësisë dhe shtetit shqiotar me të gjitha trojet që i ishin zaptuar. Rasti dukej se po vinte në Konferencën e Paqes në Paris. Viti 1919 sapo kishte hyrë dhe themeluesi i shtetit shqiptar po gjente mundësinë për të qenë edhe ai në këtë konferencë. Me premtimin e liderëve të Italisë deri të kryeministrit Vittorio Emenuale Orlando, Ismail Vlora po bëhej gati të shkonte në kryeqytetin francez për çështjen e madhe të Shqipërisë së vogël. Por entuziasmi po i linte vend zhgënjimit që po dukej në horizont. Ja çfarë shkruan vetë Ismail Vlora në një letër vetëm katër ditë para vdekjes:

Advertisement

“Sot është dita vendimtare e Shqipërisë, do të ngjallemi apo do të vdesim. Unë e dua Shqipërinë nën regjimin demokrat e federal për popullin shqiptar”.

Teksa në një dhomë në hotel “Brufani” në Peruxha të Italisë po priste lajmin për të takuar politikanët italianë, ndodhi krejt papritur vdekja e tij. Një vdekje shokuese jo vetëm për dy djemtë që nuk iu ndanë deri momentin e fundit të jetës, por edhe për ata që e mësuan këtë lajm. Ethem Vlora, djali i Ismail Qemalit që ishte me të kur vdiq, ia ka treguar kryetarit të bashkisë së Vlorës, Ali Asllanit, qëndrimin e tyre në Peruggia:

“Një ditë i përgatitën babait një konferencë për gazetarët. Pas buke ai hyri në sallon ku e prisnin korrespodentët. Që në fjalitë e para të bisedës, i zverdhur e i lëkundur nisi të bëlbëzojë e të mos lidhte dot fjalët. Kërkoi ta çonin në banjë. Atje e mbyti shkuma dhe të vjellët”.

Bardhosh Gaçe, një nga biografët modernë të Ismail Qemalit dhe studiuesi që ka bërë kërkime të thelluara për figurën e tij nuk ka dyshime. Ai është i bindur që Ismail Qemalin e helmuan. Dëshmia e pronarit të hotelit që sjell Gaçe është unikale.

Advertisement

“Pronari i hotelit pak moment përpara se të ndërronte jetëiështëdrejtuar të bijës dukei thënë: Po vdes me një peng, kryeministrin e Shqipërisë ma helmuan këtu në hotel”.

Por dëshmia e Fatushe Shedulës, shërbëtores së Ismail Qemalit, e sjellë nga studiuesi Koli Xoxe e konfirmon plotësisht versionin e helmimit.

“Plakun patriot e helmuam në kafene. Pasi kishte pirë kafe i kishin filluar dhimbjet e mëdha në stomak. Plaku kishte thirrur me gojën e tij më helmuan, e më pas vdiq”

Diçka ishte hedhur në të dy filxhanët e kafesë që kishin pirë atë e bir në barin e hotelit, pak minuta para konferencës. E ndërsa plaku i gjorë ndërroi jetë, i biri, Ethemi, kaloi shumë peripeci në spital. Falë lavazheve të forta, moshës së re, por edhe nga fiziku prej një ushtaraku të stërvitur mirë, apo organizmit të fortë, ai nuk vdiq. Por pasojat e këtij helmimi i ka ndjerë përgjatë gjithë jetës së vet.

Advertisement

Dyshimet kthehen në bindje kur kjo grua besnike e shkroi në ditarin e saj faktin se Ismail Qemali ishte helmuar por edhe ajo vetë u gjet e helmuar në vitet 30-të kur erdhi me banim në Tiranë. Si për ta mbyllur fare që kishim të bënim me një vrasje, u zhduk edhe ditari i Fatushes.

ENIGMAT E VDEKJES

98 vjet nga vrasja është e vështirë por jo e pamundur të nxjerrës konkluzione, por faktet e renditura sërish anojnë nga vrasja: Ismail Qemalit nuk I është dhënë ndihma e duhur mjekësore pas shqetësimeve dhe të vjellave që kishte. Të dhënat e grumbulluara tregojnë se ekipi mjekësor shkoi aq me vonesë sa nuk u arrit që t’i jepej fare ndihmë. E vetmja punë e mjekëve ishte kryerja e formaliteteve pas vdekjes që në fakt nuk hedhin dyshime, por vërtetojnë se kemi të bëjmë me helmim. Mjeku ligjor që ka këqyrur kufomën ka lëshuar një deklaratë e cila përmban shumë gabime. Së pari ai shkruan se Ismail Qemali ka vdekur më 26 janar, kur në fakt vdekja ndodhi më 24 janar. Së dyti, mjeku ligjor shkruan se këqyrjen e kufomës e ka bërë më 27 janar, pra tre ditë pas vdekjes kur në fakt duhet të bëhej ditën e vdekjes. Kjo lë shumë dyshime se përse ka ndodhur kjo vonesë. Së treti, mjeku ligjor shkruan se varrosja duhet të bëhet pas 27 janarit për një arsye që vetëm ai e ka ditur. Dhe si për t’i bërë pirg faktet kundër, mjeku nuk ka vendosur as emrin në fund të kësaj deklarate. Ja teksti i formularit orgjinal:

“Unë i nënshkruari sanitar deklaroj që kam vizituar trupin e Ismail Qemal Vlorës, i biri i Mahmudit dhe Hedijes, 75 vjeç, lindur në Vlorë, banues në hotel Brufani, që vdiq më 26 janar 1919, ora 23.50, nga hemoragjia cerebrale. Deklaroj se kjo kufomë mund të traspotohet brenda disa orësh dhe varrosur pas datës 27 janar 1919. Sanitaroiu, firma”. 557 (Deklaratë e mjekut ligjor të spitalit të Perugia-s, Arkivi i Spitalit Shtetëror të Peruigia-s, 27 janar 1917)

Advertisement

Por versionit të helmimit i vendos kapakun zyra e gjendjes civile të Perugia-s që i referohet raporti të Mjekësisë Ligjore, teksa shprehetse vdekja e Ismail Qemalit është e paqartë. Ja çfarë shkruhet në raportin zyrtarëtë kësaj zyre: “Deklratat e sanitarit për hemoragjinë cerebrale si shkak i vdekjes së Ismail Qemalit është e paqartë. Zyrtari i gjendjes civile/Gabellini Era”. (Komuna e Perugia-s, zyra e gjendjes civile 27 janar 1919, numër 52, pjesa 1.)

Por provat për helmim shtohen me kalimin e viteve. Pas kryerjes së formaliteteve të vdekjes në Itali u bë balsamosja e kufomës që mori dy javë kohë dhe më pas u soll në Shqipëri për tu varrosur në Kaninë. Por në vitin 1932 varri u hap për ta varrosur për herë të dytë në Vlorë, aty ku ndodhet edhe sot. Por këqyrja e kufomës gjatë zhvarrimit nxori fakte të tjera. Në raportin e zhvarrimit të kufomës shkruhet:

“Në trupin e kufomës së Ismail Vlorës nuk kishte asnjë shenjë balsami dhe kufoma është gjysmë e dekompozuar”. 

Atëherë çfarë ishte kjo lloj balsamosje? Si ka mundësi që të dekompozohej trupi kur dihen mirë cilësitë e balsamit. Sot ende nëntoka zbulon të paprishuramumje mijëra vjeçare dhe si ka mundësi që të dekompozohej një kufomë e balsamuar para 13-vjetësh? Pra gjithçka çon në konkluzonin se Ismail Qemal Vlorën e vranë në një metodë që ishte në “modë” në atë kohë, me helmim.

Advertisement

SI U KRYE VRASJA?

Njeriu që privatisht ka kryer këto hetime ka qenë Nermin Vlora, vajza e vajzës së Kleoniqit, gruas së Ismail Vlorës. Ja çfarë thotë Bardhosh Gaçe për atë që ka bërë Nermini, një nga pasardhësit e Ismail Vlorës.

“Ismail Qemali është vrarë, domethënë helmuar nga njerëz që nuk donin që ai të merrte pjesë në Konferencën e Paqes në Paris sepse donin që këtë konferencë ta zotëronte Esad Pashë Toptani. Autorët janë njerëz të afërm të Esad Pashë Toptanit. Janë nipërëit e tij, që janë autorë të kësaj vrasje. Unë me Nermin Vlorën, mbesën e Ismail Qemalit, kemi ivestiguar për këtë vdekje. Kemi kontaktuar edhe me policinë e Peruxhas dhe të gjitha gjurmët na çonin në një hotel përballë hotelit “Brufani” ku qendronte Ismail Qemali, i cili ishte 35 metra larg tij”. (Intervistë e autorit të librit, me Bardhosh Gaçen, maj 2012)

Katër shqiptarë kanë udhëtuar me tren drejt Periudhax më 24 janar 1919 dhe kanë bujtur në hotelin përballë hotelit “Burfanit”. Ata kanë paguar kafexhiun e hotel “Brufanit”, i cili ka hedhur helmin në kafe. Biografi Bardhosh Gaçe, nuk ka dyshime por është i bindur se Ismail Qemalin e kanë vrarë, pra helmuar. Po kush e helmoi kryeministrin parë dhe babain që themeloi pavarësinë? Ja version tij për vrasjen:

Advertisement

“Vrasësit shqiptarë kanë blerë kafexhiun që përgatiti kafen për Ismail beun dhe djalin e tij Ethem beu. E bija e pronarit më ka treguar se i ati vdiq me një peng sipas të cilës ishte helmimi jo vdekja natyrale e Ismail Qemalit.”  Intervistë e Bardhosh gaçes me Roland Qafokun, 2012.

KUSH E DONTE VDEKJEN E ISMAIL QEMALIT?

Armiku numër njëi Ismail Qemalit ishte Esad Pashë Toptani. Ishte Esadi që jo vetëm nuke aprovoi qeverinë e Vlorës dhe nuk pranoi as ofertën e Ismail Qemalit për të qenë ministër i kabientit, por ngirti dhe themeloi një qeveri paralele.

Duket paradoksal, por armiqtë e dytë më tërrezikshëm të Ismail Qemalit ishin pjestarët e familjes së madhe Vlora. Mjaft të komplikuara janë marrëdhëniet e Ismail beut me Syrja Vlorën, kushëririn të dytë të tij, babait të Eqrem Vlorës. Gjatë gjithë jetës ata kanë qenë rivalë në pushtet dhe pasuri. Ndërkohë që Syrja Vlora ishte investuar në jetë për pavarësinë e Shqipërisë por këtë e realizoi Ismail Vlora dhe kjo ishte një arsye e madhe për të qenë njëherësh ksuhërinjë dhe armiq. Kjo është edhe arsyeja që kjo marrëdhënie e çuditshme ndjehet hapur edhe në librin e famshëm me kujtime të Eqrem bej Vlorës. Edhe pse Ismaili e çmon nipin e tij, por vetë nipi përveç vlerësimeve maksimale për Ismailin gjen vend të “harrojë” apo edhe tregojë në një mënyrë apo tjetër inatet e vjetra të familjes. Kulmi është kur Eqrem bej Vlora rrëfen gati me mburrje se nuk ishte pjesmarrës në momentin e shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor 1912. Kjo edhe sepse ai ishte zgjedhur delegat i Vlorës. Preteksi i Eqrem beut se ishte duke luftuar në Himarë pavarësisht kërkesës këmbënguklëse të Ismail Qemalit për të qenë në Vlorë duket qesharake kur dihet se më shumë se armën ai ishte I penës.

Advertisement

Në dokumentet e kohës është lënë shumë gjurmë në një rivalitet mes Ismail Qemalit dhe Syrja Vlorës.Në momentin kur ishin rivalë për deputet të Vlorës në vitin 1908, Syrja beu thotë në një kafe në skelë:

“Nja 100 vlonjatë kishin vajtur në Bari për të pritur Ismail Qemal benë. Pritën një javë edhe u kthyen në Vlorë kur mësuan se njeriu që prisnin shkoi n’ Athine me udhë të Napolit. Shqipëtarët janë si foshnja, të paditur edhe paopinion . S’ u arriti turp’ i Barit, nja 20 veta vanë dha e pritnë në Korfus! Kur arriti në Vlorë, edhe ata që s’ e donin i duallën përpara për të pritur : u-huathnë 10 topa, zgjithnë kuajt e qerres ku ryri Ismail Qemali dhe e muarën në krah. Vlonjatët, e dine se ç’ farë njeriu duke shkuar edhe në të vajtur edhe në është Ismail Qemali, po i bejnë gjithë kundrë Ferid Pashes”. Gazeta Albania 1908)

Dhe ky ligjërim mbyllet sikur Syrja Vlora ta kishte armik Ismail Vlorën dhe jo djalin e xhaxhait.

“E çka ky njeri qëe presin me salltanete. A mos ka cifligjet e pallate? Le që ska sjellë gjë por është mbytyr edhe në borxhe nëpër hotelet e Evropës ku ka rendur si vagabond. Pa duan ta zgjedhin edhe deputet”. (Gazeta Albania 1908)

Advertisement

Por armiku akoma më i madh i asaj kohe i Ismail Qemalit ishte Faik Konica,i cili e ngjyen penën në acid ndaj Ismail Qemalit. Në gazetën “Dielli” të datës 14 janar 1922, Faik Konica shkruan:

“Shqiptarët kishin zakon të thoshin se shpëtimin dhe përparimin e Shtetit e ndalojnë tre veta: Esadi (Toptani), Bib Doda, Ismail Qemali. Njëri nga këta vdiq, dy u vranë. Që të tre u çduknë. Se më parë kish një ballancë të tiranisë në Shqipëri:despotizma e Esadit në mes, intrigat e Bib Dodës në Veri, gënjeshtrat e Ismail Qemali në Jug, rëndonin njëra kundër tjetrës.Kur shkuan Bib Doda me Ismail Qemalin, duallnë n’ato vënde një grup tiranësh dhe vagabondësh të cilët menjëherë ballancuan tiranin’ e Esadit”.

TENTATIVAT PER VRASJE

Në jetën e Ismail Qemalit janë tre tentativa për ta vrarë atë. E para ka qenëmë 7 shtator 1901 kur sulltani kishte kërkuar kokën e tij si mik i Mithat Pashës, të cilin e vrau. Falë ndihmës që ambasadori anglez në Stamnboll, N.O.Konor i dha Ismail Qemalit, bashkë me familjen e nxorën nga kryeqytetei i perandorisë në të cilin e priste vdekja e sigurtë. 450. (Gazeta greke “Sotiria”) . Tentativa e dytë kishte të bënte me Gani Toptanin, vëllain e Esad Pashë Toptanin. Sipas dokumeteve të kohës, përveç pjesë e truprojës, Ganiu ishte një agjent direkt i sulltanit të Perandorisë Osmane dhe nuk ishin të pakta rastet që Ganiu kishte kryer vrasje me porosi direkte të tij. Ngjarja mori përmasa reale kur dy miqtë e Ismail Vlorës i thanë se sulltani kishte urdhëruar Gani Toptanin për ta vrarë. Në bisedë e sipër miqtëi kishin thënë Ismail Qemal Vlorës se Ganiu i kishte garantuar se edhe pse sulltani i kishte dhënë urdhër, ai nuk do ta vriste Ismail Vlorën, në të kundërtë do arratisej ose do vriste veten. Pak kohë më vonë Gani Toptani u vra.

Advertisement

10 FAKTE QË VËRTETOJNË SE ISMAIL QEMALI U VRA (HELMUA)

1.Ismail Qemal Vlora vdiq papritur duke pritur në Itali të shkonte delegat në Konferencën e Paqes në Paris

2.Ismail Qemali ishte i ftuar nga kryeministri i Italisë Orlando për tu takuar, një takim që nuk ndodhi kurrë.

3.Mungesa e Ismail Qemalit në Konferencën e Paqes në Paris i hapi rrugën disa politikanëve mes tyre Esad Pashë Toptanit.

Advertisement

4.Ismail Qemali shqiptoi fjalët e fundit përpra se të ndërronte jetë,“Më hëngërt me të pa besë”.

5.Edhe Ethemi, i biri i Ismail Qemalit pati shqetësime me organet tretëse pas konsumit të kafesë. Ai mori mjekim në spital dhe shpëtoi nga vdekja falë organizimit të fortë si ushtarak që ishte dhe moshës së re.

6.Pronari i hotel “Brufani” në Pruggia të Italisë ku ndodhi vdekja ka deklaruar përpara se të vdiste, se pengu i jetës së vet ishte helmimi i kryeministrit të Shqipërisë në pronën e tij. Pronari i hotel “Brufani” pagoi të gjitha shpenzimet e sjelljes së trupit të Ismail Qemalit nga Peruxha në Vlorë duke marrë pjesë edhe vetë në ceremoninë e këtij varrimi në Kaninë.

7.Raporti i Mjekësisë Ligjore të spitalit pas këqyrjes së kufomës shkruan se vdekja është e paqartë, duke hedhur vetë dyshime për një simptomë që lidhej me organet e brendshme.

Advertisement

8.Katër shqiptarë kanë qëndruar vetëm pesë orë në një hotel përballë hotel “Brufanit” në Peruxha.

9.Rivali kryesor i Ismail Qemalit në periudhën e pavarësisë ishte Syrja Vlora, djali i xhaxhait të tij. Deri në vdekje Syrja Vlora nuk e kapërdiu faktin që kushëriri i tij dhe jo ai shpalli pavarësinë e Shqipërisë.

10.Armiku numër një i Ismail Qemalit ishte Faik Konica. Në shkrimet e tij ai shpreh disa herë fjalën vdekje ndaj tij.

10 MISTERE

Advertisement

1.Përse Ismail Qemal Vlora u izolua në Peruxha të Italisë dhe si u arrit kjo?

2.Cilat ishin arsyet, përse njoftoi mbajtjen e konferencës për shtyp? Çfarë do të thoshte ai aty?

3.Përse nuk iu dha ndihma e duhur shëndetësore kur po shfaqte probleme serioze me shëndetin?

4.Përse balsamosja a e kufomës nuk u krye brenda cilësisë së duhur?

Advertisement

5.Përse procesverbali i policisë së Peruggia për vdekjen ka qenë pa të dhëna?

6.Cilët ishin 4 shqiptarët që atë ditë udhëtuan në Peruggiaa, morën një hotel përballë hotelit që qëndronte Ismail Qemali dhe qëndruan vetëm pesë orë aty?

7.Përse vajza e pronarit të hotelit ku vdiq Ismail Qemali ka thënë se i ati e kishte pengun e jetës sipas tij helmimin dhe jo vdekjen e Ismail Qemalit?

8.Kujt i interesonte eleminimi i Ismail Qemalit dhe kush përfitonte nga ky eleminim?

Advertisement

9.Kujt i hapej rruga për karrierë politike dhe sundim të Shqipërisë?

10.Si ka mundësi që shërbëtorja e Ismail Qemalit, Fatushe Shedule, që kishte shkruar në ditarin e saj se Ismail beu ishte helmuar edhe vetë ajo u gjet e helmuar në shtëpinë e saj në Tiranë?

*Marrë nga libri “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017”

The post Misteri i vdekjes së Ismail Qemalit: “Më hëngër me të pabesë” appeared first on Lapsi.al.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy