Nga Hasan Bello

Kush ishte Xhelal Pashe Bushati? Njeriu qe dy here refuzoi fronin e Shqipërisë. Pinjolli i fundit i dinastisë shkodrane. Dhenderri i sulltan Abdylhamidit. Si erdhi e shoqja, princesha Naime te jetonte dhe te vdiste ne Tirane pasi i shoqi kishte ndërruar jete?

Në historinë e Shqipërisë janë të rralla rastet kur një person refuzon një detyrë të lartë shtetërore, sidomos kur bëhet fjalë për fronin mbretëror. Kjo ka ndodhur vetem me një person. Ai ishte Xhelal Pashë Bushati, i biri i Riza beut dhe nip i Mustafa Pashë Bushatit. Familja e Xhelal Pashës pas rënies se dinastisë se njohur se Bushatllinjve ishte vendosur në Stamboll. Ai lindi dhe u shkollua në kryeqytetin e perandorisë ku kishte lidhje shoqërore dhe zyrtare me drejtuesit më të lartë të shtetit. Keto rrethana dhe emri që gezonte kjo figurë bëri që familja perandorake osmane të lidhte krushqi.

Xhelal Pasha u martua me të motrën e Abdylhamidit II, Naimen, martesë nga e cila nuk patën asnjë fëmijë. Xhelal Pasha ishte i vetmi personalitet që gezonte rrespektin e të gjitha figurave shqiptare. Kjo bëri që Ismail Qemali dhe më vonë Ahmet Zogu, para se të bëhej President e më pas Mbret t’i propozonin fronin e Shqipërisë. Por, ai më shumë modesti refuzoi. Gjithesesi, Xhelal Pasha kurrë nuk hezitoi të jepte kontributin e tij për Shkodrën dhe Shqipërinë sa herë që iu kërkua.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me ardhjen e Mustafa Qemalit në pushtet ashtu si të gjithë pjesëtarët e dinastisë osmane, ai u detyrua të largohej nga Turqia. Në fakt, atij iu propozuan disa detyra të larta shtetërore, me kusht që të divorconej nga princesha Naime. Por, ai nuk pranoi. Se bashku me familjen, ai u vendos ne Nisë të Francës.

Gjatë kësaj periudhe, në vitet 30-të, ai erdhi dy herë në qytetin e Shkodrës. Disa të afërmve të tij, u deklaroi se pallati qe kishte patur në lagjen ‘Fatih’, në Stamboll, ishte djegur së bashku me shumë kostume popullore dhe sende me vlerë historike nga dinastia e Bushatlinjve. Më përjashtim të një shpate që e kishte depozituar në Bankën e Stambollit. A u dogjen aksidentalisht apo qëllimisht keto objekte me vlere, kjo mbetet një enigmë! Ai vdiq ne vitin 1938, duke u shuar kështu një linjë e drejtpërdrejtë NGA dinastia e vezirëve të Shkodrës.

Me vdekjen e Xhelal (ose Xhelaledin) Pashës, princesha Naime, sipas kujtimeve të së motres (Aishes), u vendos në Tiranë ku edhe vdiq në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Kjo citohet dhe nga një autore tjetër. Sidoqoftë, emri i Xhelal Pashës do të hyjë në histori si nje personalitet i cili refuzoi dy herë propozimet e drejtuesve më të njohur të kohës, për tu bërë Mbret i Shqipërisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";