Pasojat e zhvillimeve globale kanë ndikuar gjithnjë në Shqipëri, pavarësisht shkallës së integrimit ekonomik që vendi ka pasur me botën. Në listën e gjatë të ndikimeve, veç ‘Depresionit të Madh’ të viteve ’30, në ekonominë shqiptare kanë pasur ndikim negativ edhe ato që njihen si ‘Krizat e Naftës’ të viteve ’70. Këto pasoja rritën me tej barrën në ekonominë shqiptare e cila po vuante edhe nga dështimi i modelit ekonomik por edhe nga ideologjia frenuese për të ndërmarrë hapa energjikë reformues dhe riorientues.

Kriza e parë e naftës në vitin 1973

Në Tetorin i viti 1973 shtetet e OPEC-ut ndaluan eksportimin e naftës në SHBA dhe në shtetet e tjera të perëndimit. Ky veprim u ndërmor në formën e një reagimi dënues ndaj atyre që mbështesnin Izraelin në luftën me Sirinë dhe Egjiptin.

Si pasojë e kësaj embargoje, çmimi i naftës u rrit ndjeshëm. Kjo i detyroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të mendonin për çmimin e energjisë dhe të shumë produkteve e shërbimeve tjera që lidheshin me naftën, për të cilat deri në atë vit nuk kishte pasur probleme.

Nga ana tjetër, kjo embargo shërbeu për të kuptuar peshën që shtetet arabe kishin në botë, duke pasur si levë ndikimi naftën që prodhonin. Kjo embargo që nisi në tetorin e vitit 1973, zgjati deri në marsin e vitit 1974. Kriza shkaktoi ngritjen e çmimit të naftës dhe mungesën e saj ndërsa në SHBA konsumi u ul me 20%.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky zhvillim dha një efekt zinxhir në shumë industri që lidheshin direkt me naftën. Në këtë mënyrë, u nis të mendohej për burime alternative të prodhimit të energjisë.

Pas 5 muajve bllokim, shtetet e OPEC iu rikthyen ekportit të naftës në vendet e perëndimit por me çmime më të larta. Në afatgjatë, ndikimet e këtij veprimi u ndjenë në të gjithë botën pasi prodhuan recesion ekonomik, papunësi të lartë dhe inflacion të lartë mbi 10 %.

Kjo në fakt, shërbeu për të krijuar te bizneset mentalitetin e përdorimit sa më pak të naftës dhe mbrojtjes së ambientit.

Kriza e dytë apo ‘shock-u’ i naftës

Në vitin 1979 shpërtheu ajo që njihet si kriza ose ‘shocku’ i dytë i naftës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo krizë zgjati rreth 2 vite dhe kaloi në 2 faza. Faza e parë u shpalos në vitin 1979, pasi protestat masive kundër regjimit të Shahut të Iranit sollën një ndalim të plotë të industrisë së naftës të këtij vendi që ishte prodhuesi i dytë i naftës në OPEC, pas Arabisë Saudite.

Ndërkohë, faza e dytë ishte në vjeshtën e vitit 1980 dhe u shkaktua nga shpërthimi i Luftës mes Iranit dhe Irakut duke ulur në këtë mënyrë prodhimin e naftës. Kjo gjë shkaktoi panik në tregje dhe solli një rritje të fortë të çmimeve.

Kjo krizë u shoqërua edhe nga bllokimi i kanaleve të furnizimit të naftës në botë dhe vetëm në tetorin e vitit 1981, si rezultat i rritjes së prodhimit të naftës nga Arabia Saudite, u arrit të ulej çmimi i naftës, duke shënuar në këtë mënyrë fundin e krizës.

Shqipëria dhe pasojat e krizave të naftës

Por si ndikuan këto kriza në ekonominë shqiptare? Kjo analizohet në librin “Ekonomia e Shqipërisë në rrjedhat e historisë të shekullit të ‘20” me autor profesorin e njohur të ekonomisë, Hasan Banja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në studimin e tij, profesor Banja evidenton se në përkeqësimin e situatës ekonomike të Shqipërisë në vitet ’80, ndikim të madh ka pasur edhe konjuktura ndërkombëtare dhe jo vetëm zhvillimet e brendshme. Sipas profesorit të njohur, ndikimi u shpreh me rënien e çmimeve të lëndëve të para që dëmtonin ndjeshëm interesat ekonomike e financiare të vendeve në zhvillim.

“Në fillim të viteve 1970 çmimet e mineraleve që eksportoheshin ishin në përgjithësi të larta. Por në vitin 1973 dhe në vitin 1979 ekonomia botërore u godit nga dy kriza të naftës të cilat sollën rritjen e çmimit të saj nga vendet e OPEC për shkak të ngjarjeve që ndodhën në Lindjen e Mesme, që janë dhe prodhuesit kryesorë të naftës në botë.

Në mënyrë të veçantë, rritje e ndjeshme e çmimit të naftës u shënua në krizën e vitit 1979.

Kjo krizë solli si pasojë edhe rënien e çmimeve të eksporteve të vendeve me pak të zhvilluara ose në zhvillim. Një dukuri e tillë e dëmshme preku edhe eksportet shqiptare” shkruhet në studim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E sikur të mos mjaftonte kjo, edhe prodhimi vendas i naftës në fillimin e viteve ’80 njohu një rënie të fortë duke u përgjysmuar nga 2.5 milionë ton në vit në më pak se 1 milionë ton në vit.

Në këtë periudhë, vendi përballej me mosrealizimet e planeve ekonomike, me prapambetjen e bujqësisë dhe me defiçite të ndjeshme në naftë, në energji elektrike dhe me rënie të fortë të eksporteve si dhe me përkeqësimin e ndjeshëm të kushteve të këmbimit në tregtinë e jashtme duke pasur si pasojë përkeqësimin e fortë të bilancit tregtar dhe të bilancit valutor të vendit.

Kriza e viteve ’80, ngjashmëria me krizën që shkaktoi “Depresioni i Madh” në Shqipëri

Ashtu si në vitet ’30 kur efekteve të krizës globale që shkaktoi rënia e Wall Street iu shtua në Shqipëri edhe kriza e drithit për shkak të reshjeve të pakta, edhe ne vitet ’80 historia përsëriti vetveten.

Në vite të veçanta, gjatë periudhës 1980-1990 ekonomisë shqiptare iu shkaktuan dëme të mëdha nga mungesa e reshjeve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas profesor Hasan Banjës, nga thatësira e tejzgjatur dëmet e shkaktuara në bujqësi llogariteshin në rreth 1 miliardë lekë në vit. Po kështu humbjet e drejtëpërdrejta në energjetikë llogariteshin në 60 milionë dollarë duke shtuar edhe pasojat e tërthorta, arrinin në 80-90 milionë dollarë”.

Çfarë ishte Regjimi i Kursimit dhe si u ashpërsua nga krizat e naftë. Kur ndaloheshin me vendim gatimi me energji elektrike, larja e makinave me ujë të pijshëm e reklamat me drita

Regjimi i kursimit ka qenë një ndër politikat e rëndësishme të aplikuara gjatë periudhës së ekonomisë së centralizuar në Shqipëri.

Regjimi komunist në manifestin e saj propagandonte se shoqëria socialiste është shoqëria më kursimtare që njihte historia e njerëzimit. Sipas këtij koncepti, kursimi ishte ligj ekonomik objektiv i socializmit. Kërkesa kryesore e ligjit të kursimit ishte kursimi i kohës së punës së gjallë dhe i punës së materializuar dhe ky ligj shfaqej në formën e pakësimit të vazhdueshëm të shpenzimeve të prodhimit në çdo fushë të veprimtarisë shoqërore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Regjimi i kursimit ishte një metodë e drejtimit me plan të ekonomisë socialiste që synonte arritjen e rezultateve ekonomiko-shoqërore sa më të mëdha me shpenzime sa më të pakta të punës së gjallë dhe të punës së materializuar.

Regjimi i kursimit të rrepte propagandohej si një faktor i rëndësisësishëm për forcimin e pavarësisë ekonomike.

Por kur nisi Shqipëria të aplikojë regjimin e kursimit të rreptë?

Gjithçka lidhet me nisjen e procesit të izolimit të vendit e me disa momente të vështira që iu krijuan ekonomisë së vendit si rrjedhojë e shkëputjeve me aleatë strategjikë nga ana e shqipërisë.

Marrëdhëniet e para politike dhe ekonomike regjimi komunist shqiptar i kishte me Jugosllavinë. Në periudhën 1944-1948, Shqipëria dhe Jugosllavia njohën një periudhë intensive bashkëpunimi. I nisur fillimisht si bashkëpunim politik, marrëdhëniet mes dy vendeve do të afroheshin në atë masë në aspektin ekonomik, sa Shqipëria po kthehej në një republikë të 7 brenda Federatës Jugosllave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Menjëherë pas çlirimit dhe formimit të qeverisë së re, Jugosllavia i dha Shqipërisë me mijëra tonelata grurë për të zgjidhur fillimisht problemin e urisë dhe e asistoi edhe financiarisht për të zgjidhur problematikat e para me të cilat përballej vendi pas luftës, në kuadër edhe të një marrëveshje ndërkombëtare për të asistuar vendet e goditura nga Lufta. Praktikisht, Jugosllavia ishte pika e kalimit të mbështetjes që Shqipëria përfitonte në kuadrin e programit të ndihmës ndërkombëtare të emërtuar UNRRA.

Bashkëpunimi vijoi përtej këtij programi. Në korrik të vitit 1946, Jugosllavia dhe Shqipëria nënshkruan një traktat miqësie dhe bashkëpunimi. Traktati u pasua nga një seri marrëveshjesh teknike dhe ekonomike që synonin integrimin e ekonomive shqiptare dhe jugosllave. Paktet siguruan koordinimin e planeve ekonomike, unifikimin doganor, standardizimin e sistemeve monetare dhe krijimin e një sistemi të përbashkët çmimesh. Duke qenë më e fuqishme dhe e organizuar ekonomikisht, Jugosllavia mbështeti edhe financiarisht Shqipërinë.

LEXO EDHE: Llogaritë sa do paguajmë/ Qeveria pesëfishon çmimin e energjisë për dimrin

Vit pas viti, 50 për qind e nevojës buxhetore sigurohej nga Jugosllavia përmes blerjes së produkteve apo kredive. Vlera e mbështetjes në vit vlerësohej në 2-3 miliard lekë. Pas prishjes së marrëdhënieve politike e ekonomike në vitin 1949, Shqipëria do të ndërtonte një marrëdhënie të ngjashme me Bashkimin Sovjektik. Shqipëria dhe Bashkimi Sovjetik bashkëpunuan për rreth 12 vite, edhe pse vitet më të mira vlerësohen ato nga 1948 deri në 1963.

5 vitet e para të bashkëpunimit mes dy vendeve, kohë kur ishte gjallë edhe Stalini, do të karakterizoheshin nga përfitime të dyanshme. Shqipëria përfitoi një aleat të fuqishëm, ideologjik, ekonomik e ushtarak. Bashkimi Sovjetik do ta mbështeste Shqipërinë duke zëvëndësuar menjëherë ndihmën e munguar jugosllave, qoftë me mbështetje ushqimore e financiare, ashtu edhe me ekspertizë e asistencë në ndërtimin e veprave infrastruktutore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në periudhën 1948-1960 vlerësohet se vlera e ndihmave arrinte në 200 milion dollarë. Pas vdekjes së Stalinit, pasues është Nikita Hrushov, i cili do të ndërmerrte ndryshime të menjëhershme, mes të cilave edhe në kauzën komuniste, edhe sa i përket Shqipërisë. Një zhvillim që sinjalizoi ndryshimin e qëndrimit të Bashkimit Sovjetik kundrejt Shqipërisë ishte reduktimi i ndihmës, që nisi në vitin 1954, një vit pas ndarjes nga jeta të Stalinit.

LEXO EDHE: Sa do të na kushtojë energjia elektrike në vijim

Vështirësitë ekonomike të krijuara në këtë moment shënojnë edhe nisjen e të ashtuquajturit Regjim Kursimi. Në këtë periudhë, Shqipëria nis të bëjë planfikime më pak ambicioze në planet e saj 5 vjeçare dhe nis të aplikojë parimet e kursimit të përgjithshëm në ekonomi.

Por rreptësia e kursimit në këtë periudhë nuk është e niveleve të lartë për faktin se në këtë kohë, Shqipëria kishte nisur të afrohet me Kinën dhe e kishte bazuar planin e ardhshëm 5 vjeçar 1961-1965 në ndihmën që do të vinte nga Kina dhe jo më nga Bashkimi Sovjetik. Hapi i parë i ndërmarrë në bashkëpunimin mes dy vendeve ishte procesi i zëvëndësimit të ndihmës sovjetike nga Kina.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në planin e tretë 5 vjeçar të periudhës 1961-1965, ndihma e premtuar sovjetike ishte zëvendësuar nga ajo kineze. Në shkurt të 1961 Kina i premtoi Shqipërisë një hua në vlerë 125 milion dollarë për të ndërtuar industrinë prodhuese.

Edhe pse ndihma e munguar sovjetike u zëvëndësua nga kapitali kinez, periudha tranzitore shkaktoi jo pak efekte në ekonomi.

Studiuesit besojnë se ka qenë ky shkaku që Shqipëria do të përvetësonte “leksionin kinez” dhe do të punonte për uljen e varësisë nga ndihma nga jashtë e do të niste edhe periudhën e kursimit të burimeve të saj.

Në vitet ’60, 2/3 e tregtisë së jashtme të Shqipërisë bëhej me Kinën. Me kalimin e viteve, shkëmbimet tregtare do të vinin në ulje, jo vetëm për shkak të asaj që po përgatitej të bënte Shqipëria në vitet pasuese, por edhe për shkak të problematikave që lidheshin me kostot, transportin apo vonesat.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gradualisht, Shqipëria nisi të marrë gjithnjë e më pak ndihmë nga jashtë, duke u bazuar në burimet e brendshme ndërsa nga ana tjetër, kultivohej në publik nevoja për principin e vetëpërmbajtjes e të kursimit. Brenda 12 viteve, 1946-1961, Shqipëria po kthehej nga një vend i varur në masën 50 për qind nga tregtia dhe ndihmat me vendet e tjera, në një vend që do të bazohej në parimin e mbështetjes në forcat e veta.

LEXO EDHE: Fatura e energjisë/ Ku po manipulon qeveria

Ky synim i Shqipërisë do të konkretizohej edhe në Kushtetutën e vitit 1976, ku përcaktohet ndalimi i ndihmës së huaj, kredive dhe do të përcaktohej se ekonomia shqiptare do të bazohej në burimet e brendshme…

Në periudhën 1980-1990 ekonomia shqiptare ndryshoi kurs. Ajo u kthye nga një ekonomi që bazohej në ndihmat nga jashtë në një ekonomi që mbahet me forcat e veta.

Të paktën zyrtarisht!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në këtë periudhë, masat që u ndërmorën ishin drastike, aq sa përfunduan deri në racionimin e ushqimit. Në kushtet e mungesës së aleati strategjik të fuqishëm botëror, regjimi duket se i druhej përsëritjes së precedentit jugosllav ku përmes rritjes së borxhit, Shqipëria rrezikonte të krijonte varësi apo të pushtohej. Në këtë periudhë, në Shqipëri nis një fazë e re, ku përballë vështirësive apo krizës që mund të vinte, masat që u morën ishin shtrënguese.

Përveç asaj që ndodhte me planifikimet buxhetore dhe me shkurtimin e shpenzimeve, propaganda e kohës i kushtoi rëndësi të veçantë përhapjes ne masa të mesazhit rreth nevojës për të kursyer. Në këtë periudhë, Shqipëria nis të diversifikojë marrëdhëniet ekonomike me vendet e tjera.

Nga vitet 80 deri në vitet 90, ekonomia shqiptare nuk po performonte mirë e masat shtrënguese u shtuan aq shumë sa në disa raste ranë në absurd. Në këtë periudhë, vendi ra në një krizë të thellë ekonomike e financiare. Niveli i rritjes ekonomike e nga 2 për qind që ishte në fillim, shkoi në minus në fund”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por cilat ishin disa prej masave të kursimit?

Politikat e kursimit nisin në Shqipëri në vitet 60, pas ndërprerjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik. Në këtë periudhe njihet faza e parë e politikës së kursimit, ku janë kryesisht ndërmarrjet shtetërore që aplikojnë parimet e kursimit.

Në vitet ’70, masat e kursimit do të preknin edhe popullatën në mënyrë direkte. Pavarësisht se ishte një shoqëri e ndërtuar mbi bazën e një konsumi minimalist, sërish në këtë periudhe nuk do të mungonin masat për uljen e mëtejshme të masës së konsumit, çka do të sillte jo vetëm thellim të varfërisë apo përkeqësim të kushteve të jetëses, por edhe një shpërdorim të mëtehjshëm të pronës shtetërore; duke prodhuar në këtë mënyrë një efekt të kundërt me atë që propagandohej apo me atë që kërkohej.

Por cilat ishin disa prej nismave kryesore që u ndërmorën në vitet 70-80 për kursimin?

Politika e kursimit do të prekte në mënyrë direkte ndërmarrjet shtetërore të cilat do të duhej të bënin planifikime sipas direktivës qendrore lidhur me normat e shpenzimit.

Kursimi karburantit

Vendimi i vitit 1983

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë kësaj periudhe Këshilli i Ministrave do të miratonte një vendim të posaçëm që në thelb synonte rritjen e frytshmërisë së transportit të mallrave me hekurudhë dhe kursimin e karburanteve.

Vendimi përcaktonte ndalimin e transportit të mallrave dhe lëvizjen e kamionëve në rrugë paralele me transportin hekurudhor dhe detar.

Po ashtu vendimi përcaktonte që organet e kontrollit të ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Ministrisë së Komunikacioneve e të Ministrisë së Mbrojtjes të bllokonin të gjitha ato automjete që kanë të meta mekanike të cilat bëhen shkak për konsumim të tepërt të karburanteve.

Po ashtu, udhëzimi përcaktonte përdorimin e trenave të udhëtarëve për transportin e materialeve që ishin në sasi të vogla. Po ashtu parashikohej që të mos përdoreshin në zona të veçanta si Peshkopia, Pogradeci, Tirana apo lushnja automjetet që përdoreshin për transportin e dherave dhe të ndërtoheshin dekovilë e teleferikë për transportin e tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po ashtu, një vendim tjetër i kësaj periudhe sa i përket kursimit të karburanteve ishte ai i emërtuar “Për disa masa të ngushtshme për kursimin e karburanteve dhe të lëndëve djegëse të tjera”, miratuar nga kryesia e Këshillit të Ministrave në vitin 1979.

Vendimi përcaktonte detyrimin për Ministrinë e Komunikacionit dhe për Universitetin e Tiranës që të përcaktojnë menjëhere llojet e pajisjeve për kursimin e karburanteve që duhej të vendoseshim menjehere në mjetet me benzine (kamionë, kamionçinë vetura etj.)

LEXO EDHE: Çmimi i energjisë/ Arsyet pse u zbyth Rama

Po ashtu, vendimi përcaktonte detyrimin që të pakësohej me 20% normativa mujore e harxhimit të benzinës për autovetura.

Po ashtu, vendimi përcaktonte detyrimin e marrjes së masave që mjetet të kontrolloheshin çdo muaj nga ana teknike lidhur me harxhimin e karburantit dhe kur rezultonte se harxhohej mbi normativat e caktuara, atëhere mjetet duhej të hiqeshin nga puna derisa të riktheheshin në gjendje teknike të mirë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po ashtu, në atë periudhë u vendos edhe detyrimi që ministritë dhe institucionet e tjera qendrore të kryenin një studim për të zëvëndësuar transportin automobilistik të mallrave me mjete të tjera që sillnin më shumë leverdi ekonomike .

Po ashtu u vendosën rregulla të forta për karburantin që përdorej në bujqësi nga traktorët.

Vendimi përcaktonte se normativa e konsumit të karburantit për ministritë dhe institucionet e tjera qendrore duke filluar nga janari i vitit 1980 do të planifikohej dhe llogaritej për çdo mjet për njësi volum pune dhe jo në kilometra të përshkuara ose në orë.

Kursimi i energjisë elektrike

Në vitin 1973 do të merreshin masa për kursimin e energjisë elektrike. Vendimi vjen në një kohë kur sapo ka përfunduar procesi i elektrifikimit të vendit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vendimi përcaktonte se duke filluar nga janari i vitit 1974, çdo ndërmarrje duhej të merrte masa urgjente që të ndalohej menjëherë dhe kategorikisht ngrohja me energji elektrike ne çdo ndërmarrje, institucione, kooperativa bujqësore dhe organizata shoqërore. Po ashtu, ndalohej përdorimi i energjisë elektrike për qëllime zbukurimi për reklama dhe parrulla në ndërmarrje ekonomike e kooperativa ndërsa në rrugët dhe sheshet e qytetit energjia elektrike për qëllimet e mësipërme të pakësohet në masën 50 %. Vetëm në ditët e festave zyrtare ndriçimi për zbukurim mund të bëhej më i gjerë. Përjashtim nga ky rregull bënin vetëm Tirana, Durrësi e Pogradeci që kishin masa më të diferencuara që mënyre që të kishte një ndriçim më të zgjatur e më të madh.

Në stallat e ndërmarrjeve dhe kooperativave bujqësore, urdhëri parashikonte ndërprerjen e ndriçimit pas orarit të punës, duke lënë vetëm një ndriçim minimal të domosdoshëm.

Po ashtu, ndalohej përdorimi i energjisë elektrike për gatim në rastet kur tejkalohej kuota e planifikuar e energjisë elektrike .

Vendimi përcaktonte gjithashtu uljen e konsumit të energjisë elektrike për entet, institucionet e zyrat në masën 30% nëpërmjet kufizimit të ndriçimit dhe ndalimit të ngrohjes me energji elektrike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të kursehej sa më shumë energjia elektrike për nevoja shtëpiake për çdo qytetar konsiderohej në vendim “Një detyrë patriotike”.

Kursimi i ujit

Në vitin 1978 do të miratohej Vendimi i Këshillit të Ministrave për përdorimin e ujit të pijshëm me një regjim të rreptë kursimi.

Referuar këtij vendimi aparatet lokale duhej të kryenin një studim për nevojat e ndërmarrjeve për ujë dhe të merrnin masa për furnizimin normal të popullsisë. Po ashtu, për ndërmarrjet parashikohej që të përdorej ujë industrial, pra që nuk përdorej për konsumin e popullatës.

Në vitin 1980 ndërmarrjet do të detyroheshin që të zëvëndësonin ujin e pijshëm me ujë që vinte nga puset hidro-gjeologjike, rezervuaret, puset brenda ndërmarrjeve etj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vendimi përcaktonte ndalimin e mënjehershëm të përdorimit të ujit të pijshëm nga rrjeti i ujësjellësit për ujitjen e kopshteve vetjake dhe për larjen e autoveturave.

Me qëllim kursimin e ujit të pijshëm, vendimi përcaktonte normat e përdorimit të ujit të pijshëm ku për përdoruesit familjarë norma ishte 100 litra në ditë për frymë. Për çdo tejkalim të normave aplikoheshin çmime më të larta e të diferencuara që në thelb synonmin të dekurajonin kalimin e normës.

Në funksion të këtij qëllimi, në çdo ndërmarrje komunale të vendit do të krijohej pozicioni i punës së Inspektorit të Posaçëm që kishte të drejtën e ushtrimit të kontrollit për kursimin e ujit të pijshëm në çdo ndërmarrje, institucion, kooperativë apo repart ushtarak.

Kursimi i tokës

Në vitin 1978 do të miratohej një vendim i posaçëm që do të kishte si synim përcaktimin e rregullave për kursimin e tokës .

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Referuar vendimit shtëpitë e banimit, ndërtesat për qëllime prodhimi e shërbimi, si stalla, hangare, depo, punishte, ofiçina etj, ndërtesa social-kuturore si shkolla shtëpi e vatra kulture, ambulance, spitale, teatro, kënde e fusha sportive, dyqane, furra e zyra të tjera duhet të ndërtoheshin brenda vijës kufizuese që rrethonte zonën e lejuar për ndërtimin e tyre, duke u udhëhequr gjithnjë nga parimi që të kursehet sa më shumë fondi i tokës bujqësore.

Industria ricikluese

Politika e ndjekur për forcimin e regjimit të kursimit do të shërbente për të ngritur një industri të re në Shqipërinë e atyre viteve. Industria e riciklimit do të njihte fillesat e saj për shkak të mangësive që kishte vendi për lëndë e parë e për pamundësitë e importit.

Në këto kushte, do të ndryshonin edhe ligjet për prodhimin dhe përdorimin e ambalazheve, ku gjithashtu do të aplikohej një regjim kursimi e nga ana tjetër do të sillte forcimin e praktikës së ndarjes së mbetjeve në burim.

Ndërsa ndërmarrjeve prodhuese u urdhërohej që të prodhonin produkte me kosto sa më të ulët, atyre të shërbimeve u kërkohej që të tregonin kujdes me produktin me qëllim nxirreshin sa më shumë përfitime prej tij e të uleshin sa më shumë kostot dytësore. Ndërmarrjet shtetërore do të nxiteshin që të krijonin sa më pak mbetje. Por edhe ato pak mbetje që do të krijoheshin gjatë procesit të punës, detyrimi ishte që të gjendej një mënyrë për ripërdorimin e tyre si lëndë të parë për prodhimin e produkteve të tjera. Në këtë periudhë mund të thuhet se thuajse çdo mbetje riciklohej.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në këtë kuadër, mbetjet e drurit do të përdoreshin për mobileritë, mbetjet e plastikës për veshmbathje ndërsa mbetjet e metaleve do t’i nënshtroheshin ripërpunimit me qëllim përfitimin e produkteve të reja. E mbetjet ushqimore do të përdoreshin për bujqësinë pasi i nënshtroheshin përpunimit për t’u kthyer në pleh.

LEXO EDHE: Kriza e çmimeve/ U rrit apo jo tarifa e energjisë për tetorin?

Për ambalazhet dhe përdorimin e tyre, në vitet 80 do të amendoheshin të paktën 4 ligje. Amendimet synonin të bënin një përcaktim të qartë lidhur me politikën kursyese që duhej ndjekur në prodhimin dhe manaxhimin e tyre. E këto ligje do të parashikonin penalitete dhe stimuj në mënyrë që praktika që do të ndiqej të funksiononte.

Në kushtet e mbështetjes në forcat e veta, të një rendimenti të ulët në punë, të amortizimit të teknologjisë, të pamundësisë për të investuar në të dhe të mos marrjes së kredive e të ndihmave nga jashtë, vendi do të përballej me një model ekonomik që nuk mund të krahasohet me asnjë vend tjetër. Izolimi i vendit do të sillte politika joracionale ekonomike, mbajtjen e një niveli të ulët konsumi në popullatë dhe shtimin e masave shtrënguese për popullsinë.

Dyqanet do të përballeshin me radhë të gjatë për produkte bazë por nga ana tjetër, prona shtetërore do të prekej nga fenomenet negative si dëmtime, vjedhje apo raportime fiktive për punën e realizimin e planeve. Disa nga politikat, që edhe nga vetë drejtuesit e regjimit të mëparshëm janë cilësuar si të gabuara, ishin shoqërizimi i oborrit kooperativist e tufëzimi kolektiv i bagëtive të anëtarëve të kooperativave bujqësore apo shndërrimi i kooperativave të tipit të lartë në ndërmarrje bujqësore. Shoqërizimi i oborrit dhe tufëzimi i bagëtive, e shndërroi fshatarin nga prodhues në konsumator, njësoj si punëtori në qytet çka do të sillte si pasojë zhdukjen e interesimit të fermerëve për shtimin e prodhimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

LEXO EDHE: Amnistia fiskale/ Tërheqje apo përplasje me ndërkombëtarët

Të gjitha sinjalet që jepte ekonomia në këtë periudhë linin të kuptohej se vendi po shkonte drejt falimentimit dhe kjo solli tërheqjen e qeverisë nga masat e mëparshme ekstreme, por që nuk dhanë efektin e pritshëm për rigjallërimin ekonomik të vendit.

Ajo që duhet evidentuar se në të njëjtën periudhë, me vështirësi ekonomike po përballeshin edhe vendet e tjera të lindjes, që aplikonin modelin e ekonomisë së centralizuar. Referuar studiuesve të kësaj periudhe, modeli ekonomik hibrid që u aplikua në Shqipëri në këtë periudhë vinte në plan të parë realizimin e planit dhe jo nevojën e tregut duke mos arritur të plotësonte nevojat gjithnjë e në rritje të popullatës.

Ndryshimi i sistemit në vitet ’90 do të shoqërohej nga vështirësi të shumta ekonomike, deri në atë pikë sa drejtuesit e qeverisë në vitet e para të pushteti demokratik do të përballeshin me mangësi në rezervat e shtetit ku rreziku parësor ishte ai i mbarimit të shpejtë të rezervave ushqimore. Ky rrezik do të sillte ndërhyrjen e misioneve humanitare ndërkombëtare për kapërcimin e emergjencës së furnizimit të popullatës me ushqime. Pas kapërcimit të kësaj vështirësie, Shqipëria do të futej në një trend pozitiv rritjeje ekonomike… /Marrë nga emisioni “DOSJA E” në SCANTV

The post Krizat e naftës të viteve ’70/ Si u godit 2 herë Shqipëria komuniste appeared first on Lapsi.al.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";