Vitet 1920-26 ishin vite të vështira për Shqipërinë. Ishin vite ku ndërroheshin qeveritë, por edhe kishte vatra të shumta revolucionare. Ishte periudha kur edhe Fan Noli ishte aktiv në politikën shqiptare. Me 10 qershor 1924 qeveria e kryesuar nga Ilias Vrioni dorëhiqet pas 13 ditësh. Dy prej udhëheqësve të kryengritjes Fan Noli dhe Luigj Gurakuqi, pranuan se nuk ishte thjesht një kryengritje
Si ishte situata politike në Shqipëri?!
Kush nga shtetarët fërkonte duart nga kjo situatë? Konkretisht….16 maj 1924: Ngrihet kundër qeverisë garnizoni i Shkodrës me në krye Rexhep Shalën, i cili do të bëhet ministër në qeverinë e re. 24 maj 1924: Fillojnë veprimet e armatosura. Bajram Curri sulmon Krumën, qendër e Prefekturës së Kosovës (Kukësit). Pas një lufte të ashpër Komandanti i Xhandarmërisë Muharrem Bajraktari, me urdhër të Zogut tërhiqet. Curri merr Krumën por nuk guxon të sulmojë Kukësin, aty ku ndodhet Bajraktari. 26 maj 1924: Ngrihet kundër qeverisë garnizoni i Përmetit me në krye Kasem Qafëzezin.
Në Vlorë ngrihet një komision për të drejtuar rebelimin. Në veprimet ushtarake komisioni caktoi në Veri, Bajram Currin e Rexhep Shalën, kurse në Jug, Kasem Qafëzezin. 27 maj 1924: Shefqet Vërlaci, beu më i madh i vendit dhe njëkohësisht kryeministër i vendit jep dorëheqjen. Në krye të qeverisë vjen Iliaz Vrioni, i cili fillon bisedimet me opozitarët, por bisedimet dolën pa sukses. Si rezultat qeveria cakton Ahmet Zogun për të shtypur Revolucionin. 31 maj 1924: Revolucioni ashpërsohet. Kryengritësit i afrohen Tiranës.
Qershor 1924
1-9 qershor 1924: Shkodra, kryeqendra e Veriut bie në duart e kryengritësve. Tani objektivi është Tirana. Bien gjithashtu edhe Përmeti, Berati, Kukësi, Fieri dhe Peshkopia. Sipas përshkrimeve të kohës, lufta më shumë ngjalli panik sesa luftime. 10 qershor 1924: Ahmet Zogu dhe bashkëpunëtorët e tij largohen nga kryeqyteti. Kryengritësit takohen në Tiranë, por duke mos u njohur fillojnë dhe luftojnë kundër njëri-tjetrit. Jep dorëheqjen e detyruar qeveria e Vrionit. Kjo qeverisje përkon me ngjarjet e kryengritjes së qershorit 1924.
Madje dy prej udhëheqësve të kryengritjes Fan Noli dhe Luigj Gurakuqi, pranuan se nuk ishte thjesht një kryengritje, por një grusht shteti. Me short, u vendos që Fan Noli të zgjidhej Kryeministër. Qeveria e Vrionit dorëhiqet pas 13 ditësh në pushtet. 12 qershor 1924: Ahmet Zogu me disa mbështetës largohet në Jugosllavi. Qeveria dhe parlamenti janë larguar drejt Italisë dhe Greqisë. Në Shqipëri për të vazhduar rezistencën kundërrevolucionare qëndrojnë Hysen Selmani, Muharrem Bajraktari, Prenk Pervizi, Fiqiri Dine e Hysni Dema.
Pas revolucionit
16 qershor 1924: Revolucionarët formojnë qeverinë e re. Pas bisedimeve të dështuara midis palëve (Fan Noli dhe Sami Vrioni ishin dy kandidatët, pak më herët Sulejman Delvina ishte tërhequr) vendoset me short që në krye të qeverisë të jetë peshkopi Fan Noli. Ministrat e qeverisë janë: Ministër i Financave: Luigj Gurakuqi, Ministër i Punëve të Jashtme: Sulejman Delvina, Ministër i Mbrojtjes: Kasem Qafëzezi, Ministër i Brendshëm: Rexhep Shala, Ministër i Arsimit: Stavro Vinjau dhe Ministër i Punëve Publike: Qazim Koculi.
19 qershor 1924: Qeveria e re shpall programin e saj, program që në parim ka reformën agrare. Por në kushtet e Shqipërisë është i parealizueshëm. Qeveria e re ka ministra impresionues në vlerat e tyre individuale, por ata kanë shumë divergjenca midis tyre dhe s’mund të punojnë si grup. Fan Noli, kryeministri është një idealist por jo njeri praktik, Qafëzezi dhe Shala janë diktatorë ushtarakë, kurse Gurakuqi me shokë i japin qeverisë ngjyra fetare. Administrata që Noli donte të reformonte ishte plot me besnikë të Zogut dhe Verlacit, të cilët filluan të punonin kundër tij dhe qeverisë së revolucionit.
Kundërrevolucioni i dhjetorit, 10-24 dhjetor 1924
Ahmet Zogu rikthehet në fuqi me ndihmën e trupave të tij besnike dhe rreth 50 ish-ushtarëve të Ushtrisë së Bardhë Ruse, duke rrëzuar Fan Nolin, i cili gjithashtu kishte ardhur në fuqi me dhunë. Zona e -: Hasi, Kukësi, Dibra, Tirana. Fundi i qershorit-Fillimi i dhjetorit 1924: Qeveria e re mundohet të njihet nga shtetet e huaja. Por asnjë shtet nuk e njeh për shkak se ka ardhur në pushtet në mënyrë të jashtëligjshme. Fan Noli i kërkon një hua Lidhjes së Kombeve, por ajo refuzohet.
Lidhen për 4 ditë marrëdhënie diplomatike me Bashkimin Sovjetik. Shtetet perëndimore alarmohen pasi Shqipëria u bë vendi i parë që lidhte marrëdhënie me B.S., dhe një portë e sigurtë e komunizmit në Europë. Kjo nxit Ahmet Zogun të rikthehet në fuqi. Qeveria provon të zbatojë programin e saj, por i dalin shumë pengesa dhe programi bëhet i pazbatueshëm. Zhvillohen gjyqe politike ku dënohen me vdekje në mungesë Ahmet Zogu dhe bashkëpunëtorët e tij. Vendi zhytet në anarki për shkak të përçarjeve midis anëtarëve të kabinetit.
Rritet pakënaqësia në popull ndaj kësaj qeverie. 10-13 dhjetor 1924: Fillojnë veprimet ushtarake të forcave të Zogut në Dibër dhe Lumë. Ahmet Zogu lajmëron Anglinë, Francën dhe Jugos-llavinë për veprimet e tij, të cilat miratohen në mënyrë unanime nga këto shtete. 24 dhjetor 1924: Ahmet Zogu hyn në Shqipëri së bashku me shokët e tij: Ceno Bej Kryeziun, Muharrem Bajraktarin, Prenk Pervizi, Hysen Selmanin, Koço Kotën, Myfid Libohovën dhe rrëzojnë qeverinë shumë të kontestuar të Fan Nolit, qeveri që nuk u njoh nga jashtë dhe që nuk i mbajti premtimet e bëra. Rikthimi i Zogut në pushtet u quajt “Triumfi i Legalitetit”.
Pas kundërrevolucionit: Në krye të vendit vjen Ahmet Zogu, i cili shpallet kryeministër i vendit. Ai shpall programin e tij dhe anullon të gjitha vendimet e qeverisë së Nolit. Dënohen me vdekje në mungesë anëtarët e kabinetit të “revolucionit”. Në këto ngjarje luajtën rol vendimtar të katër oficerët më të përgatitur të kohës e miq e besnike personalë të Ahmet Zogut, kapitenët: Prenk Pervizi, Muharrem Bajraktari, Fiqri Dine e Hysni Dema.
Të cilët ai menjëherë i emëroi komandantw në katër zonat respektive që kishte ndarë Shqipërinë në katër zona, si guvernatorë ushtarakë që vareshin e merrnin urdhrat vetëm prej tij. Kështu brenda pesë vjetëve në Shqipëri u vendos rendi e qetësia dhe u hapën investimet për nxjerrjen e vendit nga prapambetja.
Kryengritja e Dukagjinit, 20 nëntor-5 dhjetor, 1926
Kjo “Lëvizje” klasifikohet tek “Rebelimet” pasi popullsia e zonës kryesisht katolike, ra nën ndikimin e propagandës jugo-sllave, që me një mysliman si Ahmet Zogu në krye të shtetit, popullsia katolike e veriut do të trajtohej si në kohën e pushtimit turk dhe më keq.
Rebelimi ose me mirë kryengritja e Dukagjinit u organizua nga Jugosllavia me anë të disa agjentëve si Nok Gjeloshi e dom Loro Caka. Prandaj kryengritja synonte që këto krahina t”i bashkangjiteshin Malit të Zi të krishterë, pavarësisht se ishin ortodoksë.
Kryengritësit bllokuan forcat qeveritare te Shtegu i Dhenve, ku zunë rob shtabin me kapitenin Fiqri Dine, dhe bëheshin gati të sulmonin Shkodrën. Në këto çaste kritike, President Zogu ngarkon kapitenin Prenk Pervizi, që ishte zonëkomandant i Qendrës (Tiranës), me fuqi të jashtëzakonshme e fuqiplotë si kryekomandant i operacioneve. /Telegrafi, Përgatiti: Albert Z. ZHOLI
The post Historia/ Si u rrëzua qeveria e Ilias Vrionit pas vetëm 13 ditësh në pushtet appeared first on Lapsi.al.