Familja e një alpinisti të ri britanik, i cili u zhduk në Everest, 100 vjet më parë, kishte hequr dorë nga çdo shpresë për të gjetur ndonjë gjurmë të tij ndonjëherë. Megjithatë, ajo që ndodhi muajin e kaluar ishte e pabesueshme. Një ekip alpinistësh që po filmonin një dokumentar të “National Geographic” gjetën një çizme të ruajtur mirë dhe që kishte dalë në sipërfaqe nga shkrirja e akullit.

Kjo çizme besohet se i përket, Andrew Comyn “Sandy” Irvine, i cili u zhduk në një përpjekje për t’u ngjitur në Everest në qershor 1924 me partnerin e tij George Mallory. Ky zbulim mund të ndihmojë në zgjidhjen e një prej mistereve më të mëdha të alpinizmit: nëse ata ia dolën apo jo të bëheshin njerëzit e parë që arritën majën e Everestit, 29 vjet përpara se këtë ta bënin Edmund Hillary dhe Tenzing Norgay.

Aventurieri i njohur britanik Jimmy Chin, i cili drejtonte ekipin e “National Geographic” tha se zbulimi i çizmes, me gjithë këmbën brenda saj, ishte një “moment monumental dhe emocional”. Edhe stërmbesa e Irvine, Julie Summers tha se kjo ishte thjesht “e jashtëzakonshme”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“U shokova. Të gjithë kishim hequr dorë nga çdo shpresë se do të gjendej ndonjë gjurmë e tij”, – tha ajo për BBC. Një numër i madh njerëzish kanë kërkuar për trupin e Irvine gjatë viteve. Kjo sepse 22-vjeçari thuhet se mbante një aparat fotografik me një film të pazhvilluar brenda dhe potencialisht mund të kishte një fotografi të arritjes së tij në majë.

A mund të jetë zbulimi i çizmes hapi i parë për të gjetur trupin e tij dhe ndoshta edhe kamerën? Familja tani ka dhënë një mostër të ADN-së për të ndihmuar në konfirmimin që këmba është me të vërtetë Irvine, por ekipi i filmit është i bindur se ajo i përket alpinistit. Çorapja e gjetur brenda çizmes ka një etiketë emri të qepur në të me fjalët “A.C. Irvine”.

“Dua të them… ka një etiketë në të” – citohet të ketë thënë Chin, i cili njihet për realizimin e dokumentarit fitues të çmimit Oskar për ngjitjen Free Solo së bashku me gruan e tij. Ekipi e bëri zbulimin teksa po zbrisnin në Akullnajën Qendrore Rongbuk nga faqja veriore e Everestit në shtator.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë rrugës, ata gjetën një shishe oksigjeni që kishte të shënuar datën 1933. Një ekspeditë e Everestit atë vit kishte gjetur një send që i përkiste Irvine. Të energjizuar nga kjo shenjë e mundshme se trupi i Irvine mund të ishte afër, ekipi e kontrolloi akullnajën për disa ditë, përpara se njëri prej tyre të shihte çizmen që dilte nga shkrirja e akullit.

Ishte një zbulim i rastësishëm pasi ata vlerësuan se akulli kishte shkrirë vetëm një javë para zbulimit të tyre. Këmba është hequr nga mali për shkak të shqetësimeve se korbat po e ngacmonin atë. Ajo iu kalua autoriteteve kineze të alpinizmit që drejtojnë faqen veriore të Everestit.

Për pasardhësit e Irvine, zbulimi ka qenë emocional, veçanërisht në këtë 100-vjetor të zhdukjes së tij. “Gjyshja ime kishte një foto të tij pranë shtratit deri në ditën kur vdiq. Ajo tha se ai ishte një nga burrat më të mirë se kushdo që do të ishte ndonjëherë” – kujton Sandy.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Irvine i lindur në Birkenhead ishte vetëm 22 vjeç kur u zhduk. Ai është anëtari më i ri i një ekspedite që ka intriguar botën e alpinizmit për një shekull. Ai dhe Mallory u panë për herë të fundit të gjallë më 8 qershor 1924 teksa ishin nisur për në majën e malit. Trupi i Mallory u gjend në vitin 1999 nga një alpinist amerikan. Në dekadat e fundit, kërkimi për eshtrat e alpinistëve ka shkaktuar polemika pas dyshimeve se trupat mund të ishin zhvendosur. ©BBC, LAPSI.al

The post Gjendet pas 100 vjetësh mbetjet e alpinistit që u ngjit në Everest appeared first on Lapsi.al.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";