Disa furra parahistorike që kanë shërbyer për pjekjen e qeramikës janë zbuluar në afërsi të qytetit të Përmetit.

Zbulimi është bërë gjatë punimeve të kompanisë amerikane “Shell”, e cila ka fituar të drejtën për kërkimin e vendburimeve të naftës në këtë zonë. Arkitekti Artan Shkreli thotë se furrat i përkasin periudhës parahistorike dhe asaj të bronxit të vonë.

“ZBULIMI – Përmeti prehistorik del në dritën e shek XXI, kulturë e periudhe parahistorike dhe asaj të bronxit të vonë, në afërsi të Përmetit (Premëtit); konkretisht një seri furrash pjekjeje për qeramikë; dëshmi e një aktiviteti të përparuar ekonomik në zonë.

Kjo gjetje, bërë në kuadrin e surveyt për punimet e Shell-it, i jep një dinamikë historike të veçantë trevës së Përmetit, qytetërimet e së cilës kanë ndjekur njëra-tjetrën thuajse pa shkëputje. (fotot falë J. Cullanit)”, – shkruan Shkreli.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";