Çfarë janë talebanët, kush i udhëheq dhe si erdhën sërish në pushtet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çfarë janë talebanët, kush i udhëheq dhe si erdhën sërish në pushtet

Talebanët u rrëzuan nga pushteti në Afganistan nga forcat e drejtuara nga SHBA në 2001, por grupi ka qenë në ofensivë muajt e fundit dhe tani është në prag të marrjes përsëri të pushtetit.

Teksa SHBA po përgatitej të largohej përfundimisht nga ky vend më 11 shtator, pas dy dekadash luftë, militantët morën qytetet kryesore dhe tani kanë arritur brenda kryeqytetit Kabul.

Grupi ekstremist hyri në bisedime të drejtpërdrejta me SHBA-të në vitin 2018, dhe në shkurt 2020. Të dyja palët arritën një marrëveshje paqeje në Doha që i detyroi SHBA-të të tërhiqeshin dhe talebanët të parandalonin sulmet ndaj forcave amerikane.

Premtimet e tjera të tyre ishin moslejimi i al-Kaedës ose militantëve të tjerë të vepronin në zonat që kontrollonin dhe të vazhdonin bisedimet e paqes. Por vitin që lamë pas, talebanët vazhduan të sulmonin forcat afgane të sigurisë dhe civilët duke përparuar me shpejtësi në të gjithë vendin.

Advertisement

Si erdhën talebanët në pushtet

Talibanët, ose “studentët” në gjuhën Pashto, u shfaqën në fillim të viteve 1990 në Pakistanin verior pas tërheqjes së trupave sovjetike nga Afganistani. Besohet se lëvizja kryesisht pashtune u shfaq për herë të parë në seminaret fetare – të paguara kryesisht nga paratë e Arabisë Saudite – të cilat predikonin një formë radikale të islamit sunit.

Talebanët premtuan që sapo të vinin në pushtet në zonën Pashtun, që përfshin një pjesë të Afganistanit dhe një pjesë të Pakistanit, të vendosin paqen dhe sigurinë duke zbatuar versionin e tyre të rreptë të Sheriatit, ose ligjit Islam.

Nga Afganistani jug-perëndimor, talebanët e zgjeruan shpejt ndikimin e tyre. Në shtator 1995 ata pushtuan krahinën e Heratit, në kufi me Iranin dhe saktësisht një vit më vonë ata kapën kryeqytetin afgan, Kabul duke përmbysur regjimin e Presidentit Burhanuddin Rabbani – një nga etërit themelues të muxhahedinëve afganë që i rezistoi pushtimit sovjetik.

Advertisement

Deri në vitin 1998, talebanët kishin nën kontroll gati 90% të Afganistanit. Afganët, të lodhur nga teprimet e muxhahedinëve dhe lufta që vijonte edhe pasi sovjetikët u larguan, i mirëpritën në përgjithësi talebanët kur u shfaqën për herë të parë në skenë.

Popullariteti i tyre vinte kryesisht për shkak të suksesit të tyre në shuarjen e korrupsionit, frenimin e paligjshmërisë dhe hapjen e rrugëve në zonat nën kontrollin e tyre të cilat u bënë të sigurta për lulëzimin e tregtisë.

Por talebanët prezantuan ose mbështetën dënimet në përputhje me interpretimin e tyre të rreptë të ligjit të Sheriatit – të tilla si ekzekutimet publike të vrasësve të dënuar apo shkelësve të kurorë, prerjen e duarve për ata që shpallen fajtorë për vjedhje. Burrave u kërkohej të mbanin mjekër dhe gratë duhej të mbuloheshin me burka.

Talebanët ndaluan gjithashtu televizionin, muzikën dhe kinemanë dhe nuk miratuan që vajzat e moshës nga 10 vjeç e lart të shkonin në shkollë. Ata u akuzuan për shkelje të të drejtave të ndryshme të njeriut dhe abuzime kulturore.

Advertisement

Një shembull famëkeq ishte në 2001, kur talebanët shkatërruan statujat e famshme të Budës në Afganistanin qendror, pavarësisht zemërimit ndërkombëtar.

Pakistani ka mohuar vazhdimisht se ishte arkitekti i ndërmarrjes talebane, por ka pak dyshime se shumë afganë që fillimisht iu bashkuan lëvizjes ishin arsimuar në medresetë (shkollat fetare) në Pakistan.

Pakistani ishte gjithashtu një nga 3 vendet, së bashku me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të cilat njohën talebanët kur ata ishin në pushtet në Afganistan. Ishte gjithashtu vendi i fundit që prishi marrëdhëniet diplomatike me ta.

Në një moment, talebanët kërcënuan se do të destabilizonin Pakistanin nga zonat që ata kontrollonin në veriperëndim. Në tetor 2012 pati një ngjarje që pati jehonë ndërkombëtare kur nxënësja e shkollës Malala Yousafzai u sulmua gjatë rrugës për në shtëpi në qytetin e Mingora në Pakistan.

Advertisement

Një ofensivë e madhe ushtarake e Pakistanit, 2 vjet më vonë pas një masakre në shkollën e Peshawar e zvogëloi shumë ndikimin e talebanëve në Pakistan. Të paktën 3 figura kryesore të talebanëve pakistanezë u vranë në sulmet me dronë amerikanë në vitin 2013, përfshirë udhëheqësin e grupit, Hakimullah Mehsud.

Vëmendja e botës u rikthye te talebanët në Afganistan pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001 në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork. Talebanët u akuzuan për sigurimin e një vendi të shenjtë për të dyshuarit kryesorë – Osama Bin Laden dhe lëvizjen e tij al -Kaeda.

Më 7 tetor 2001, një koalicion ushtarak i udhëhequr nga SHBA filloi sulmet në Afganistan dhe deri në javën e parë të dhjetorit regjimi taleban ishte rrëzuar. Udhëheqësi i atëhershëm i grupit, Mullah Mohammad Omar dhe figura të tjera të larta, përfshirë Bin Laden i shpëtuan arrestimit.

Thuhet se shumë udhëheqës të lartë talebanë u strehuan në qytetin pakistanez Quetta, nga ku udhëhoqën talebanët. Por ekzistenca e asaj që u quajt “Quetta Shura” u mohua nga Islamabad.

Advertisement

Pavarësisht numrit gjithnjë e më të madh të trupave të huaja, talebanët rimorën gradualisht dhe më pas zgjeruan ndikimin e tyre në Afganistan, duke i bërë pjesët e mëdha të vendit të pasigurta dhe dhuna në vend u kthye në nivelet që nuk ishin parë që nga viti 2001.

Kishte sulme të shumta talebane në Kabul dhe në shtator 2012, grupi kreu një bastisje të madhe në bazën e Kampit Bastion të NATO-s.

Shpresat për të negociuar një paqe nisën në vitin 2013, kur talebanët njoftuan planet për të hapur një zyrë në Katar. Por mosbesimi nga të gjitha palët mbeti i lartë dhe dhuna vazhdoi.

Në gusht 2015, talebanët pranuan se kishin mbajtur të fshehur vdekjen e Mullah Omar për më shumë se dy vjet. U tha se kishte probleme shëndetësore në një spital në Pakistan. Muajin pasues, grupi tha se kishte lënë mënjanë disa javë luftimesh dhe ishte mbledhur rreth një udhëheqësi të ri, Mullah Mansour, i cili kishte qenë zëvendës i Mullah Omar.

Advertisement

Pothuajse në të njëjtën kohë, talebanët morën kontrollin e një kryeqyteti krahinor për herë të parë që nga humbja e tyre në 2001, duke marrë kontrollin e qytetit strategjik të rëndësishëm të Kunduzit.
Mullah Mansour u vra në një sulm me dron amerikan në maj 2016 dhe u zëvendësua nga zëvendësi i tij Mawlawi Hibatullah Akhundzada, i cili mbetet edhe sot në drejtimin e grupit.

Numërimi mbrapsht për tërheqjen

Një vit pas marrëveshjes së paqes mes SHBA dhe talebanëve të shkurtit 2020 – e cila ishte kulmi i një periudhe të gjatë bisedimesh të drejtpërdrejta – talebanët duket se i zhvendosën taktikat e tyre nga sulmet komplekse në qytete dhe baza ushtarake në një valë vrasjesh që terrorizuan civilët afganë.

Objektiv ishin gazetarë, gjyqtarë, aktivistë të paqes, gra në pushtet që treguan se se talebanët nuk kishin ndryshuar ideologjinë e tyre ekstremiste, por vetëm strategjinë e tyre.

Advertisement

Pavarësisht shqetësimeve të mëdha nga zyrtarët afganë për dobësinë e qeverisë ndaj talebanëve pa mbështetje ndërkombëtare, presidenti i ri amerikan, Joe Biden, njoftoi në prill 2021 se të gjitha forcat amerikane do të largoheshin nga vendi deri më 11 shtator – dy dekada nga dita që nga rrëzimi i Qendrës Botërore të Tregtisë.

Pasi i kishin mbijetuar një superfuqie gjatë dy dekadave luftë, talebanët filluan të marrin zona të mëdha territori duke kërcënuar se do të rrëzojnë edhe një herë një qeveri në Kabul, pas tërheqjes së një fuqie të huaj.

Grupi mendohet se tani është më i fortë në numër sesa në çdo moment që kur u rrëzuan në 2001, me deri 85 000 luftëtarë me orar të plotë, sipas vlerësimeve të fundit të NATO -s.

Përparimi ishte më i shpejtë nga sa kishin menduar shumë. Gjenerali Austin Miller, komandanti i misionit të udhëhequr nga SHBA në Afganistan, paralajmëroi në qershor se vendi mund të jetë në rrugën drejt një lufte civile kaotike, të cilën ai e quajti “shqetësim për botën”.

Advertisement

Sidoqoftë, në shumë raste talebanët kanë qenë në gjendje të marrin qytetet kryesore pa luftë, pasi forcat qeveritare u dorëzuan për të shmangur viktimat civile. ©Përshtati lapsi.al

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy