Sot u bënë 20 vite nga fitorja historike e Shqipërisë me Greqinë më 4 shtator të vitit 2004. Kuqezinjtë fituan 2-1 me gola të Edvin Muratit në minutën e 2-të dhe Ardian Aliajt në minutën e 11-të.
Ajo fitore mbahet mend jo vetëm sepse fituam një “derbi” të ndezur me fqinjët, por sepse Greqia vinte si kampione e Europës në Tiranë. Po atë natë në Greqi u vra sepse festoi me flamurin kuqezi edhe Gramoz Palushaj, djaloshi nga Kukësi që ishte emigrant në vendin fqinj.
Po ku janë sot heronjtë e asaj ndeshjeje. Shqipëria ka ende një Strakosha në portë. Nuk është Foto, por i biri, Thomasi. Elvin Beqiri, ish-mbrojtësi i djathtë nga Shkodra, tanimë jeton në Kanada. Lorik Cana e ka mbyllur me futbollin si rekordmeni i prezencave me fanellën kuqezi (93).
Besnik Hasi është trajneri i Meshelenit në Belgjikë. Adrian Aliaj jeton në Kroaci dhe është tashmë një menaxher futbollistësh i afirmuar. Altin Lala jeton në Gjermani dhe ka hapur disa biznese, por merret gjithashtu edhe me menaxhim lojtarësh (është agjent i Rashicës).
Ervin Skela jeton në Gjermani, pjesë e klubit Eintraht Frankfurt, por tanimë si këshilltar dhe zbulues talentesh. Edvin Murati jeton në Francë, zotëron biznese, është pjesë e trupit diplomatik në Paris dhe zotëron biznese, por merret edhe me menaxhim lojtarësh bashkë me vëllanë e tij.
Klodian Duro jeton në Tiranë dhe i është futur profesionit të trajnerit. Provoi edhe një eksperiencë në Big Brother. Florian Myrtaj jeton në Itali dhe shpesh herë bën komentatorin sportiv.
Igli Tare, pas një eksperience të gjatë si drejtor i Lacios, prej 1 viti është shkëputur nga pjesa aktive e futbollit dhe po i përkushtohet familjes dhe bizneseve në Shqipëri dhe Itali. /TCH
The post 4 shtator 2004/ Ku janë pas 20 vitesh “heronjtë” e fitores me Greqinë appeared first on Lapsi.al.