23 vjet nga aksidenti/ Fjalët e fundit të Princeshës Diana dhe rrëfimet e dëshmitarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Princeshë Diana është një nga personazhet më të përfolura të Familjes Mbretërore, edhe pse nuk jeton më. Ajo lindi më 1 korrik të vitit 1961 dhe ishte bashkëshortja e Charles, Princit të Wellsit. Diana në këtë martesë lindi edhe dy fëmijët e saj, Princin William dhe Harry, të cilët janë trashëgimtarë të familjes mbretërore. Princeshë Diana vdiq në 31 gusht të vitit 1997, në një aksident të rëndë automobilistik, kur ajo ishte 36 vjeç. Ndërsa sot kanë kaluar 23 vite që nga tragjedia e saj dhe vdekja në Paris.

Ajo ishte duke udhëtuar në një Mercedes S-280, pasi ajo u largua nga Hotel Ritz përpara se të përplasej fatalisht në tunelin e Pont De l’Alma. Sgt Xavier Gourmelon ishte përgjegjës për një ekuipazh zjarrfikësish të trajnuar nga mjekët, të cilët shkuan të parët në vendin e ngjarjes.

Gjysmë e vetëdijshme Diana me sa duket u përpoq të fliste, teksa ishte ulur pranë të dashurit të saj Dodi Fayed në pjesën e pasme të makinës. Sgt Gourmelon zbuloi se ajo tha: “Zoti im, çfarë ka ndodhur?”. Në intervistën e tij të parë me mediat, Gourmelon, 50 vjeç, tha se mendonte se Princesha e Uellsit do t’i mbijetonte aksidentit. Ai tha se 36-vjeçarja ishte e vetëdijshme kur u nxor nga makina. Diana më pas pësoi një arrest kardiak, pasi u vendos në një barelë. Lady Diana vdiq tragjikisht pak orë më vonë në spital.

“Makina ishte një kaos dhe ne u morëm me të si në çdo aksident rrugor. Ne nisëm punën për të parë se kush kishte nevojë për ndihmë dhe kush ishte gjallë”, tha zoti Gourmelon për “The Sun”. Ai shtoi: “Gruaja, që më vonë kuptova ishte Princesha Diana, ishte në dysheme në shpinë. Ajo po lëvizte shumë pak dhe unë mund të shihja se ajo ishte gjallë. Munda të shoh se ajo kishte një dëmtim të lehtë në shpatullën e saj të djathtë, por përveç kësaj, nuk kishte asgjë të rëndësishme. Nuk kishte asnjë shenjë gjaku. Unë i mbajta dorën dhe i thashë të qetësoheshe…i thashë se isha atje për ta ndihmuar dhe siguruar atë. Ajo tha: “Zoti im, çfarë ka ndodhur?”.

Advertisement

“Tani e di që ajo kishte pësuar lëndime serioze të brendshme…Kujtimi i asaj nate do të qëndrojë përgjithmonë me mua”, shton ai. Princesha, Dodi al Fayed dhe shoferi i tyre Henri Paul humbën jetën pas aksidentit në tunelin e Pont de Alma.

Gabimi fatal i stafit të sigurisë

Nëse princesha do të kishte rojet e sigurisë mbretërore dhe eskortë policie, asaj do t’i ishte shpëtuar jeta. Ky është mendimi i ekspertit dhe ish-truproja i yjeve, Matt Fiddes, i cili kaloi 10 vjet duke punuar për sigurinë e megastar-it të pop-it Michael Jackson. Ai i tha “Daily Star Online” se Lady Di dhe stafi i saj i sigurisë bënë një seri vendimesh “të këqija” fatale në natën e 31 gushtit. Fiddes tha se mosplanifikimi i mirë i rrugës, një “makinë ndjekëse” e dytë, asnjë marrëveshje me paparacët dhe pa pasur një makinë të blinduar, kontribuuan në vdekjen e saj. Diana ishte duke udhëtuar në një Mercedes S-280, pasi ajo u largua nga Hotel Ritz nga një “stuhi” fotografësh.

Makina u përplas nëpër rrugët e Parisit duke u ndjekur nga një grup paparacash, teksa hynte në tunelin Alma në orën 12.23. Shoferi Henri Paul humbi kontrollin dhe u përplas në një shtyllë, duke vrarë veten, Princeshën dhe të dashurin e saj Dodi Fayed. Truproja i saj, Trevor Rees-Jones i mbijetoi aksidentit fatal.

Advertisement








Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy