Costa nga Sofja: Do të punojmë me Maqedoninë e Veriut për të tejkaluar problemin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Këshillit të Bashkimit Evropian, Antonio Costa, gjatë takimit me udhëheqësit bullgar në Sofje foli gjithashtu rreth zgjerimit të BE-së dhe u pyet konkretisht nga gazetarët nëse Maqedonia e Veriut do të fillonte së shpejti negociatat, duke miratuar ndryshimet kushtetuese të përcaktuara në propozimin francez.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me vende të ndryshme, konkretisht me Maqedoninë e Veriut.

Ne mbështetemi në përpjekjet e të gjitha vendeve për të kapërcyer problemet, për të zgjidhur problemet, për t’i adresuar çështjet e ndryshme në mënyrën e duhur dhe për të siguruar zgjerim efektiv gjatë këtij cikli institucional, në pesë vitet e ardhshme”, thotë Antonio Costa, përcjell “Tv21”.

Costa u takua gjithashtu me Presidentin bullgar Rumen Radev. Sipas Radev, zgjerimi i BE-së ka mbështetje nga Bullgaria, pasi procesi është një garanci stabiliteti, por duhet të jetë i pakthyeshëm për secilin prej kandidatëve./Telegrafi/

Advertisement

The post Costa nga Sofja: Do të punojmë me Maqedoninë e Veriut për të tejkaluar problemin appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy