OBRM-PDUKM: “E Majta” e harroi modestinë, janë bërë pronarë të kafeneve dhe ndërtesave afariste

Pinterest LinkedIn Tumblr +

OBRM-PDUKM-ja ka hedhur akuza në adresë të partisë “E Majta”, pas propozimit të tyre për ndryshime ligjore për të mos lejuar vjetërsimin e lëndëve gjyqësore.

Sipas partisë në pushtet, të Majtët, e harruan modestinë duke vrapuar pas ndërtesave afariste në qendër të Shkupit dhe kafeneve me tarraca.

OBRM-PDUKM pyet se si u bënë djemtë e përulur të djeshëm manjatë të etur për të ardhur në pushtet në mënyrë që të pasurohen.

“Aktori Apasiev, i cili dikur shkonte në punë me biçikletë dhe bënte sikur ishte një fëmijë i klasës së ulët, tani po blen ambiente biznesi mbi 400m2 përmes Levicës, në bashkëpunim me ekzekutorët, të cilët deri dje i kishte pështyrë dhe i kishte likuiduar. E gjithë e vërteta rreth fytyrës së vërtetë të Levicës dhe Apasievit po del në dritë. Apasiev dhe Levica janë demaskuar aq shumë për propagandën e tyre se janë të ndershëm, të përulur dhe punëtorë. Brenda natës, ata u bënë mogulë të kafeneve, mbi kurrizin e anëtarëve të tyre”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Advertisement

The post OBRM-PDUKM: “E Majta” e harroi modestinë, janë bërë pronarë të kafeneve dhe ndërtesave afariste appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy