Snopçe: Si ASH ishim serioz në idenë e propozimit të ndarjes së kandidatëve nëpër komuna, VLEN e refuzuan dhe dolën me ultimatume

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, në intervistë për TV Koha, tha se qeveria nuk mund të jetë stabile e funksionale pa pjesëmarrjen e deputetëve shqiptarë në të.

Sipas tij, pa ata nuk arrihet badinteri dhe qeveri pa badinter nënkupton qeveri jo funksionale.

“Qeveria pa deputetët shqiptarë do të jetë jo funksionale e jo stabile, sepse nuk arrihet badinteri. Nuk do të jetë afatgjate logjikisht jo numerikisht. Por, në fakt praktikisht vështirë që do të funksiononte”, tha Halil Snopçe.

Snopçe tha se marrëveshjen për komunat e autorizuan te deputetët, dhe deputeti Rijad Shaqiri hartoi një plan që duhej të pranohej nga VLEN.

Advertisement

Ne ishim të vendosur dhe serioz për të arritur marrëveshje, por ata vazhdimisht refuzonin idetë tona.

“Në një moment u autorizuan deputetët, Rijad Shaqiri, dha një propozim edhe ai u refuzua. Nëse propozimi i deputetit Shaqiri pranohet nga ana juaj, nuk ka fuqi që mund të ndalë ose ndryshojë këtë marrëveshje. Arben Taravari mund të shkojë vetë pa pesë deputetët. Ato pastaj dolën me një ultimatium merre ose leje, për neve kjo është e papraneushme”, tha Halil Snopçe.

Ai tutje sqaroi përmbajtjet e propozimit të Rijad Shaqirit.

“Tearca dhe Dibra u dha Alternativës, Zhelina dhe Tetova Lëvizjes Besa, Gostivari, Vrapçishti dhe Boogovina për ASH-në, Çairin për LD-në, vetëm për Sarajin ishte lënë e hapur për tu realizuar sondazh për shkak të interesimit të lartë”, përfundoi Snopçe.

Advertisement

The post Snopçe: Si ASH ishim serioz në idenë e propozimit të ndarjes së kandidatëve nëpër komuna, VLEN e refuzuan dhe dolën me ultimatume appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy