Kallëzim penal ndaj tre zyrtarëve policorë për zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçan

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, deri te Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Departamenti i specializuar për Ndjekjen e Veprave Penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve, ngriti kallëzim penal kundër K.B., G.L. dhe A.T. për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” sipas nenit 353 paragrafi 1 nga Kodi Penal.

Nga MPB-ja sot kumtuan se i akuzuari i parë K.B., gjatë kryerjes së veprës penale në vendin e punës inspektor-udhëzues më i ri të një zone sigurie në Stacionin Policor të Koçanit më 07.10.2023, dhe i akuzuari i dytë G.L., gjatë kryerjes së veprës penale në vendin e punës inspektori për pritje-udhëheqës turni në Stacionin Policor të Koçanit më 25.11.2023, pas kryerjes së një kontrolli aksionar në kabarenë “Puls” në Koçani për një kundërvajtje të përcaktuar penale sipas nenit 21 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, kanë përgatitur një proçesverbal për kundërvajtjen e kryer dhe një urdhër pagese kundërvajtjeje për personin juridik joaktiv SHPTSH Klasik DM SHPK Koçani dhe për personin përgjegjës D.J., megjithëse e dinin se më 15.02.2023 në Rregjistrin qëndror personi juridik është regjistruar si Shoqëri për prodhim, tregti, shërbime dhe hotelieri SHPTSHH MMMM Kafe SHPKNJP Koçan dhe përsoni përgjegjës Mitko Stojanov.

I akuzuari i tretë A.T., gjatë kryerjes së veprës penale në vendin e punës si komandant i Stacionit Policor të Koçanit, në dy raste, më 01.02.2024 dhe 07.02.2024, miratoi dhe nënshkroi një kërkesë për të filluar procedurë kundërvajtjeje për kundërvajtje të përcaktuar sipas nenit 21 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike kundër subjektit juridik joaktiv SHPTSH Klasik DM SHPKNJ Koçan dhe personit përgjegjës D.J. dhe i dorëzoi ato në Gjykatën Themelore Koçan – Departamenti për Kundërvajtje, të konstatuara më parë nga akuzuari i parë më 07.10.2023 dhe nga i akuzuari i dytë më 25.11.2023, megjithëse e dinte se më 15.02.2023 në Regjistrin Qendror personi juridik ishte regjistruar si Shoqëri për Prodhim, Tregti, Shërbime dhe Hoteleri SHPTSHH MMMM Kafe SHPKNJ Koçani – kabareja “Puls” me personin përgjegjës M.S., sqarohet në kumtesën nga MPB-ja.

Prokuroria Publike njoftoi më parë se marrja në pyetje e personave të dëmtuar në hetimin për zjarrin tragjik që ndodhi në diskoteken “Puls” në Koçan është planifikuar të fillojë në fillim të majit, kumtoi Prokuroria Publike. Ata informuan se për shkak të numrit të madh të të dëmtuarve dhe të prekurve, do të vijojë njoftim shtesë me detaje mbi orarin dhe dinamikën e marrjes në pyetje.

Advertisement

Ekipi i prokurorisë që punon në rastin, siç thonë nga PP-ja, po ndërmerr intensivisht veprime urgjente, të cilat aktualisht përfshijnë seanca dëgjimore dhe koordinim të mendimeve të ekspertëve të nevojshëm për të siguruar prova për procedurën penale.

“Në vijim është mbledhja e të gjitha të dhënave të nevojshme dhe kontaktet nga të dëmtuarit dhe familjet e të pësuarve, si dhe informacione rreth përfaqësuesve të tyre. Në varësi të gjendjes shëndetësore të palëve të dëmtuara dhe rrethanave të tjera, prokuroria do t’i njoftojë të gjithë të prekurit në kohën e duhur për pjesëmarrjen e tyre në procedurë”, qëndron në kumtesë.

Në hetimin për zjarrin tragjik në diskoteken “Puls” në Koçani, i cili ndodhi më 16 mars 2025, në të cilin vdiqën 62 persona, të dyshuar janë 68 persona fizikë dhe tre persona juridikë.

Zjarri është shkaktuar nga shkëndijat e efekteve piroteknike gjatë koncertit të grupit “DNK”. Diskoteka funksiononte pa licencë të vlefshme dhe shkelte standarde të shumta sigurie, duke përfshirë mungesën e sistemeve të mbrojtjes nga zjarri dhe daljeve të mjaftueshme për evakuim.

Advertisement

The post Kallëzim penal ndaj tre zyrtarëve policorë për zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçan appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy