Ndalohet një shtetas grek në Tabanoc, kapet me mjete piroteknike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia mbrëmë rreth orës 23:30 në vendkalimin kufitar Tabanoc, në dalje të shtetit, ka ndaluar N.K. (29) nga Republika e Greqisë.

Gjatë kontrollit kufitar dhe kontrollit të automjetit me targa të Gjermanisë, të cilin e ka drejtuar, janë gjetur disa mjete të ndryshme piroteknike.

Nga MPB thonë se personi u ndalua në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, në bashkërendim me prokurorin publik, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës./Telegrafi/

The post Ndalohet një shtetas grek në Tabanoc, kapet me mjete piroteknike appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy